Si të bëni vetë vajin e hithrës, ilaçin më të mirë natyral për 1001 probleme!

2014
Vaji i hithrës është padyshim zgjidhja më e mirë natyrale për shumë probleme shëndetësore. Ja si ta përgatisni në kushtet e shtëpisë, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
Merrni 6 grushte me hithra të njoma me gjithë kërcell. I vendosni në një blender elektrik, duke i shtuar 2 speca djegës, 200 ml vaj ulliri dhe duke i fruluar për 2 minuta. Më pas, masën e krijuar hidheni në një vazo qelqi.
Mbylleni kapakun e vazos dhe mbulojeni vazon me letër alumini, duke e vendosur në një vend të errët për 15 ditë. Tundeni vazon 1 herë në 3 ditë.
Pas 15 ditësh kullojeni vajin. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar skalpin e kokës. Pas 30 minutave të këtij procesi lajini flokët tuaj me shampon specifike me përmbajtje hudhre ose kolagjeni.
Këtë trajtim bëjeni 1 herë në javë. Që në aplikimin e parë të këtij vaji të përfituar nga hithra do të vëreni një ndryshim të dukshëm mbi flokë.
Floku juaj do të bjerë shumë herë më pak!
Sigal