Shokon aktorja e njohur: Burri më rrahu me rrip kur isha shtatzënë

154

Aktorja e njohur turke, Ceren Hindistan, ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj për dhunë të shfrenuar fizike ndaj saj edhe gjatë shtatzënisë.

Hindistan, e cila prej më shumë se dy javësh është në qendër të vëmendjes pas akuzave të ish-bashkëshortit se ka ndërprerë mjekimin e vajzës së sëmurë me kancer dhe për mungesë përgjegjshmërie, në një intervistë për gazetën “Posta”, hodhi poshtë akuzat duke i quajtur shpifje të babait të fëmijës së saj.

“Gjatë shtatzënisë, më ka rrahur për dy orë me rrip. Sapo kisha dalë nga dushi dhe sipër kisha vetëm një peshqir. Kisha rënë përdhe dhe vetëm përpiqesha të ruaja barkun. Koka më ishte fryrë aq sa për tri ditë nuk kam mundur ta vë në jastëk”, tha Hindistan, duke treguar një prej rasteve të dhunës.

Modelja dhe aktorja Ceren Hindistan në vitin 2014 nisi një lidhje dashurie me biznesmenin Umit Aslan, ndërsa në korrik të vitit 2015 lindi vajzën.  Çifti ka ndarë rrugët që prej janarit të vitit 2016 duke u kthyer në armiq të përbetuar. Ata nuk kishin kryer celebrim zyrtar, por vetëm atë fetar.

Aktorja 29-vjeçare ka luajtur në mbi 10 seriale që prej vitit 2007, përfshirë edhe rolin e Ahsen Hatun në serilian “Sulejmani i Madhërishëm”.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/shokon-aktorja-e-njohu-burri-me-rrahu-me-rrip-kur-isha-shtatzene-536181/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright