Shkolla “Ali Iber Neza” në Tropojë, “Shkolla e shekullit të 21- të “

2524
Sigal

Riza Çelaj

Shkolla e mesme e bashkuar “Ali Iber Neza” në Tropojë është ndër më të dalluarat në rreth. Nga kjo shkollë kanë dalë nxënës që më kanë janë bërë poetë, gazetarë, politikanë, mjekë, agronomë, veterinarë, sportistë e këngëtarë që me punën e përkushtimin e tyre në vite kanë bërë emër jo vetëm në Tropojë, po më gjërë në gjithë Shqipëri. Kohët e fundit po provohet se kjo shkollë po nxjerr edhe shkencëtarë të vegjël që nesër do t’iu dëgjohet zëri për zbulimet e tyre innovative. Këto zbulime do te vihen ne sherbim te jetës së njerëzve. E me ta do të mburren jo vetem prindër e mësues, por i gjithë komuniteti i Tropojës.

Jo rastesisht, kjo shkollë u përfshi në një projekt organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Këshilli Britanik ”Shkollat e shekullit të 21-të”. Qëllimi i projektit ishte zhvillimi i mendimit kritik dhe zgjidhja e problemit, puna ne grupe dhe aftësitë digjitale me anë të microbitit (mjet digjital që programohet në kompjuter dhe vihet në shërbim të zgjidhjes problemeve).

Puna nisi herët, që nga shtatori i vitit 2018 për t’u finalizuar, më 12 mars 2019. Mësues e nxënës punuan shumë, dhanë mendime të ndryshme. Kerkuar në internet me orë të tëra për disa muaj. Praktikuan shumë dhe kërkuan më të mirën e mundshme. Për këtë qëllim ndihmoi edhe trajnimi i mesuesve të 9-vjeçare nga trajneria e projektit Suela Selimaj në qytetin e Bajram Curri. Në drejtorinë e shkollës nisi puna.

Drejtoresha Drita Elezaj e zëvendesdrejtori Bekim Berbati programuan punën për adoptimin e programeve me mikrobit në planet mësimore. Por dihet se kaq nuk mjaftonte, duhej të zhvilloheshin projekte në të gjitha lëndët. Dhe ashtu u bë. Projekte u zhvilluan ne lëndët: biologji, kimi, gjeografi, matematikë, fizikë, anglisht, gjuhë, edukim figurativ, TIK, edukim fizik. Në këto projekte shkëlqen puna e mësuesve: Astrit Metaliaj, Azgan Shiqerukaj, Rezart Nezaj, Esjona Neza, Viola Kukaj, Hamit Berisha, Sonila Neza Dhe Nurie Berisha.

Zhvillimi i këtyre projekteve nga nxënësit nën udheheqjen e mesuesve zgjoi edhe me tepër dëshirën tek nxënësit për të kërkuar e kërkuar të bëjnë atë që duhet e që i sherben njerëzve.

Me kalimin e kohës u ndanë një grup nxënësish që dallonin nga të tjerët për nga pasioni e vullneti, por edhe nga prirjet digjitale. Ky grup bëri të mundur krijimin e Klubit të Kodimit. Klubi i Kodimit perbëhej nga 25 nxënës.

Ditët kalojnë dhe data e konkurrimit erdhi. Është 12 marsi i 2019-s. Drejt Tiranës janë nisur nxënësit prezantues të projektit: Edona Madani dhe Krenar Nakaj. Emocionet nuk kanë të sosur. Në veshët e tyre ushtojne pyetjet: Si do të dalim? A do të fitojmë?

Me nxënësit drejtoresha e palodhur, Drita Elezaj,kurdoherë besimplotë në fitore.

Si gjithnjë në projektet që zhvillon shkolla mesuesi i apasionuar e shumë punëtor, Astrit Metaliajinteresohet per gjithçka që projekti të dalë mirë. Janë 15 shkolla konkurruese nga gjithë Shqipëria. Një nga këto shkolla është shkolla “Ali Iber Neza” e Tropojës. Konkurrimet vazhdojnë dhe vjen fundi, ku do të jepen vlerësimet. Ndahen certifikata mirënjohjeje, pjesëmarrjeje etj.

Dhe në fund jepet lajmi i shumëpritur e i dëshiruar: Shkolla “Ali Iber Nezaj fiton vendin e parë në shqipëri. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në konkurrimin e radhës në Serbi. Emocionet në sallë, gëzim, thirrjë: “Bravo Tropoja, Ju lumtë Tropoja, fitore Tropoja!” Lajmi për fitoren e shkollës “Ali Iber Neza” erdhi menjëherë në Tropojë. Fitimtarët priten me duartrokitje e thirrje: “Ju lumtë, na nderuat Tropojën!”

E në mbyllje urojmë që të kthehen përsëri fitimtarë nga konkurrimi i radhës në Beograd duke perfaqësuar Shqipërinë një shkollë nga Tropoja. Një shkollë që ka emër të mirë kudo që po e shkruan e rishkruan përherë e më shumë këtë emër me plot vlera e tradita të mira që ka.