Përgatituni për laptopin më të ri MacBook nga Apple

583
Me afrimin e konferencës WorldWide Developer të Apple që do të mbahet në qershor, shtohen edhe thashethemet rreth produkteve që do të zbulohen në të.
Tashmë e dijmë se tableti iPad Pro me ekran 10.5” pritet të jetë pjesë e linjës së produkteve të reja, së bashku me Siri speaker.
Tani, një raport i ri bën të ditur se kompania mund të rifreskojë edhe linjën e laptopëve.
Raporti pohon se një MacBook Pro i ri do të pasojë versionin e 2016 dhe do të ketë arkitekturë të brendshme të ndryshme nga modeli paraprak.
Një procesor i ri poashtu duhet të ofrohet në MacBook 12 inç. Sipas spekulimeve, Apple do të rifreskojë procesorin e MacBook Air, laptopit të tyre më të lirë.
Sigal