Ron Howard: “Heart of the sea”, një spektakël i vërtetë

541
Regjisori i mirënjohur Ron Howard, në një intervistë për filmin e tij më të ri me titull “Heart of the sea”, i cili do të shfaqet në kinematë europiane nga data 3 dhjetor, është shprehur se publiku duhet të parapregatitet për një spektakel të vërtetë. Howard, fituesi i cmimit Oscar me filmin “A beautiful mind”, përballet kësaj radhe me Moby Dick, romanin e njohur të vitit 1851 të autorit Melville një nga klasikët e letërsisë amerikane, të përkthyer në imazh filmik ne 2 dhe 3 D.

Pas disa versioneve të mëparshme kinematografike dhe televizive të kësaj kryevepre, Howard eksploron origjinën e romanit duke nisur qysh nga takimi midis autorit të romanit me një prej të mbijetuarve të Essex, balenieres (anije e nevojshme për gjueti balenash) së shkatërruar gjatë një stuhie detare pas një sfide 90 ditore në det të hapur. Aktori kryesor është Chris Hemsworth (Thor, Avengers) me të cilin regjisori ka punuar edhe me herët në filmin Rush. Në film, aktori është zyrtar i parë i anijes, në debate të shpeshta me kapitenin, rol ky i interpretuar nga Benjamin Walker. “Kur Chris më dorëzoi skenarin, e lexova pa e ditur që ai ishte i bazuar në një histori të vërtetë” – është shprehur Hoëard gjatë një interviste në Neë York, tek po promovonte filmin.

“Moby Dick e kam lexuar gjatë vitete të gjimnazit, ashtu sikurse pjesa më e madhe e brezit tim. Ishte goxha e rënde si histori dhe më goditi shumë. Jam i mahnitur nga filmat historitë e të cilëve zhvillohen në det, edhe pse e konsideroj një vend të frikshëm dhe dramatik. Madje kam provuar disa herë të realizoj disa filma me tema të tilla, por pa arritur t’ja dal mbanë. Kjo është një histori klasike por edhe moderne njëkohësisht. Është një aventurë vizive e thjeshtë për tu ndjekur por njëkohesisht besoj se publiku do të vlerësojë kompleksitetin e saj. Nuk është një histori më të mirë dhe të këqinj por është diçka eksituese, goditëse.”

I pyetur nga gazetari nëse kishte frikë ngas deti ai u përgjigj: “Nuk jam shumë kurajoz si natyrë, dhe po ju rrefej se isha shumë i frikësuar në fillim nga sfida e filmit, dhe isha i sigurt që do të vuaja shumë nga trazira e detit. Ashtu sikurse gjatë xirimeve të Apollo 13, në kushtet e mungesës së gravitetit. Por kjo është e sikletshme sepse një regjisor duhet të jetë përherë i kthjellet, nuk mund t’ja lejojë vetes turbullirën”.

Më tej Howard tregon se kur e ka parë për herë të parë Balenën e bardhë:
“Gjatë një udhëtimi me familjen time dhe fëmijet në Neë England. Patëm një takim nga afer me të dhe fëmijet e saj me ngjyrë gri. Na u afruan kaq shumë sa na u desh të fiknim motorin e varkës. Qëndruam të ndaluar duke e vështruar balenën që argëtohej duke bërë rrotullime dhe xhiro rreth vetes për dy orë. Skenat finale të filmit janë të frymëzuara pikërisht nga kjo eksperiencë”.

Më tej, i pyetur se si mund të katergorizohet ky film, ai u pergjigj:
“Doja që ky te ishte më pak se “Peshkaqeni” (film i njohur i Spielberg) dhe me i fortë se King Kong, Fuqia që rizgjohet. Anëtaret e ekuipazhit kanë shkruar në ditarët e tyre që kjo, ndoshta ishte dora e vetë Zotit, balena që donte të hakmerrej. Ata bënin atë punë për të garantuar ushqim për fëmijet dhe familjet e tyre, me vetëdije se teknikat që përdornin ishte tepër të dhunshme, të pazakonta dhe brutale. Është një histori e ditëve tona: Vaji i balenes ishte burim energjie për atë kohë. Ata nuk gjuanin per ushqimin, por per vajin, per parate. Sot toka dhe ekosistemi yne, janë përballë të njejtit rrezik dhe per te njejtat arsye. A e dini se gjate misioneve te Apollo-s perdorej akoma jav balene sepse ishte më i përshtatshëm dhe nuk ngrinte në temperatura të ulta? Fatmirësisht, sot nuk përdoret më”.

Howard ka rrëfyer edhe filmin e tij të preferuar dhe që e konsideron si special “I diplomuari”.
Në kohen kur doli, në ‘67 isha aktor në një serial televiziv dhe duke parë filmat e Mike Nichols ndryshova gjithë perceptimin dhe këndvështrimin tim për kinemanë. Për këtë arsye unë xhiroj gjithmonë filma të ndryshëm midis tyre për nga zhanri: Dua që publiku të ndihet i transportuar në botë të ndryshme. Një film të bën të reflektosh thellë duke të argetuar”.
Sigal