Princi George dhe princesha Charlotte urojnë Gëzuar Krishtlindjen

546
Një foto e re e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit bashkë më fëmijet e tyre, Prince George and Princess Charlotte është publikuar nga Kensington Palace. Fotografia e familjes së re mbretërore është bërë në muajin tetor nga fotografi Chris Jelf. “Ishtë një eksperiencë e bukur i shijova shumë momentet që kalova me familjen mbretërore edhe pse kur janë në mes dy fëmijë të vegjël duhet të tregohesh shumë i kujdesshëm.

Uroj që të gjithë ta shijojnë këtë foto dhe unë ndihem i nderuar që Duka dhe Dukesha vendosën ta publikonin,” është shprehur Jeff në një deklaratë. Ndërsa në deklaratën zyrtare të publikuar nga Kensington Palace thuhet: “Duka dhe Dukesha iu janë shumë mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe urimet e përzemërta që keni dërguar për famijen e tyre këtë vit, dhe ndjehen shumë të lumtur në pritje të Krishlindjes së tyre të parë të katërt.”

Publikimi i fotos përkoi edhe më një tjetër njoftim të Kensington Palace, se familja ka zgjdhur shkollën ku do të mësojë princi George. Shkolla ku princi do të nisë të shkojë në janar ndodhet shumë pranë shtapisë së Amner Hall të Dukës dhe Dukeshës në Norfolk.
Sigal