Përmbledhje e romanit Alef – Paolo Coelho

1820
Sigal

TOENA/ Nëse nuk e keni lexuar kurrë Paulo Coelho-n, lexo “Alefin”

Objekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s, gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi – një udhëtim në kohë dhe hapësirë, me të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes.

Pjesa më e madhe e romanit, apo e librit, përshkruan përvojat e autorit gjatë udhëtimit nëpërmjet hekurudhës transiberian me tren, me botuesin e tij dhe me një vajzë që ai takohet gjatë udhëtimit.

Romani fillon me Paulon, duke folur për pakënaqësitë e jetës: të rinj që mbarojnë universitetin dhe nuk gjejnë punë, të moshuar që dalin në pension pa asnjë grosh në xhep, të rriturit që nuk kanë kohë për të ëndërruar; që nga teta e mëngjesit deri në pesë të pasdites luftojnë për të mbajtur familjen, për të paguar shkollën e fëmijëve, duke u përballur me atë që të gjithë e njohim me emrin “realitet i vështirë”.

Bota, sipas Paolos, nuk ka qenë asnjëherë kaq e përçarë sa tani: luftëra fetare, gjenocide, mungesë respekti për planetin, krizë ekonomike, depresion, varfëri. Të gjithë kërkojnë rezultate të menjëhershme për të zgjidhur të paktën disa nga problemet e botës, ose të jetës së tyre private. Por gjërat duken gjithnjë e më të errëta sa më tepër që i afrohemi së ardhmes.

Po unë, ç’bëj kështu, duke u përpjekur të eci përpara në një traditë shpirtërore, rrënjët e së cilës i përkasin një të kaluare shumë të hershme, larg çdo sfide të çastit të tanishëm? – është pyetja që ai i drejton vetes teksa nis udhëtimin e tij. Por, një tjetër personazh i rëndësishëm në këtë libër është Jao, përkthyesi, udhërrëfyesi, bashkudhëtari i tij, madje dhe mësuesi personal, ashtu si dëshiron ta quajë vetë Paolo. Me Jaon duket se kërkon t’u tregojë të gjithëve se zë një vend të privilegjuar në “mbretërinë e tij”, dhe bisedat me të janë mjaft interesante: askush s’duhet t’i humbasë së lexuari ato.

 Nje nga arsyet e shumta të këtij udhëtimi është pikërisht kthimi në të kaluarën, në atë që është nën tokë, në rrënjët e tij. Një tjetër personazh, jo më pak i rëndësishëm, është Hilali, një violiniste e talentuar që do ta shoqërojë gjatë gjithë udhëtimit. Se çfarë vijon më tej, është një histori shumë personale, ku autori flet për marrëdhëniet me Hilalin dhe për mishërimin e mëparshëm. Hilali, nuk është emri i vërtetë i botës reale, por emri i ndryshuar nga  vetë autori, thjeshtë  për arsye privatësie.  Lidhja midis autorit dhe Hilalit është më shumë se një emocion. Për herë të parë ai përjeton Alefin, pikërisht në tren, teksa ishte në kërkim të syve të saj. Tashmë e kishte takuar gruan që duhej të takonte në këtë rimishërim. Iu deshën vetëm tri martesa, por tani nuk dëshironte ta linte për askënd në këtë botë. I dukej sikur njihej që prej shumë shekujsh dhe do të vazhdonin së bashku në shekujt që do të vinin.

Edhe pse ajo nuk dëshiron ta dëgjojë vazhdimin.

“INTRIGAT” NË SKENËN “ËNDRRA E NJË NATE VERE”, NË TOB

Vazhdon të shfaqet me sukses në TOB baleti me dy akte  me libret sipas Vvilliam Shakespeare dhe regjisor dhe koreograf Arian Sukniqi. Ky balet u realizua me pjesëmarrjen e veçantë të solistëve të baletit të Athinës Danilo Zeka, Altin Koruti. Ngjarja ne balet prezanton tre histori të ndërthurura dhe lidhura ndërmjet tyre nga celebrimi i martesës së Teseos, mbreti i Athinës dhe Ippolita, mbretëresha e Amazonave. Dy të rinj athinas, Lizandro dhe Demetri, janë të dashuruar me të njëjtën grua, Ermian; kjo e fundit dashuron Lizandrin, ndërsa mikja e saj, Elena është e dashuruar me Demetrin. Por babai i Ermias, Egjeu e detyron të bijën të martohet me Demetrin. Në këto kushte ajo arratiset me Lizandrin drejt pyjeve, e ndjekur nga Elena dhe Demetri. Këta të fundit i humbin nga sytë të dashuruarit që zhduken në pyll. Ndërkohë Oberoni, mbreti i zanave dhe gruaja e tij Titania, mbretëresha e zanave, mbërrijnë në të njëjtin pyll për të marrë pjesë në dasmën e parashikuar. Oberoni kërkon të përdorë shërbëtorin indian të Titanias për pazhin e tij, por Titania nuk dëshiron dhe ajo i shtrydh mbi sy lëngun e luleve ngjyrë gjaku të Kupidit, që do ta bëjë të dashurohet nga personi i parë që do të takojë me t’u zgjuar. Në të njëjtën kohë, një tufë amatorësh që për të nderuar dasmën përgatiten të vënë në skenë një shfaqje mbi temën e Piramit dhe Tisbes, mblidhen në pyll për të bërë provat e shfaqjes. Mes tyre spikat Nick Bottom, Endësi, një nga personazhet komikë më të dashur të Shekspirit.

Dasma e Titanias

Oberon rekruton Pukun, me qëllim që ta ndihmojë në synimin e tij. Për më tepër, pasi ka parë që Demetri dhe Elena humbën në pyll, urdhëron Pukun të hedhë lëngun e tij magjik në sytë e Demetrit me qëllim që ta bëjë të dashurohet me Elenën, por gabimisht Puk hedh lëngun në sytë e Lizandrit, i cili sapo zgjohet sheh Elenën dhe dashurohet marrëzisht. Ermia hidhërohet thellësisht. Puk ka kohë që t’i kurdisë një shaka edhe Bottomit, i cili zbulon se koka e tij është transformuar në kokën e një gomari.

DY ARTISTË SHQIPTARË, SA TË NDRYSHËM, PO AQ TË NGJASHËM, TAKOHEN NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR

Muhamet Kërpaçi dhe Leonardo Voci, një dyshe interesante, vendosin të bashkojnë veprat e tyre në një ekspozitë të përbashkët, për publikun e kryeqytetit në një përballje ngjyrash e stilesh, këndvështrimesh e përvojash artistike të ndryshme. Njëri pikturon mbi medium klasik -telajo, tjetri mbi letër e mediume eksperimentale të ndryshme jashtë kornizave. I pari vjen me një gjatësi kohe e përvojë pikturimi rreth 40 vjeçare, pune krijuese skrupuloze e mjaft voluminoze, me një vazhdimësi ekspozitash kombëtare po ashtu edhe jashtë vendit. I dyti profesionist i konfirmuar tash 20 vjet me profilin e një artisti tipik galerie të përmasave ndërkombëtare. Kërpaçi, shquhet për stilin e përmbajtur dhe romantik, në gjininë e portretit dhe të peizazhit, karakterizohet në veçantinë se punët e tij duhet të shkojnë e bahen pjesë e publikut shqiptar dhe të huaj. Më shumë te kujton piktoret e Rilindjes, ku piktura duhet të konsumohet ,jo vetëm si art, por edhe si vlerë dhe pasuri Voci,me stilin e tij ekstravagant, komplet abstrakt, është modern total,mbetet brilant dhe i guximshëm në përzierjen e kombinimin e ngjyrave, i pakjopueshëm dhe i vështirë për t’u zbërthyer. Kërpaçi, një piktor shpërthyes, ekspresiv, shquhet si një njohës i mirë e zbatues i rregullave akademike, që buron nga përvoja e gjatë e të ushtruarit. dhe edukimit klasik të të pikturuarit. Voci,i njohur tashmë si piktor ekstravagant, për thyerje të rregullave akademike ku mbetet i pandreqshëm, dhe që buron prej shpirtit të tij të vrullshëm, dhe kombinimit të shkollave autodidakte, pranë mjeshtrave të ndryshëm europianë. Të dy artistët njihen në Shqipëri nga çdo galerist dhe koleksionist dhe pothuajse nga çdo i dashuruar apo i pasionuar pas pikturës, për prezencën e tyre të vazhdueshme me vepra të qenësishme, si pronë e vlerë për çdo shqiptar që ka dhuntinë t’i bëjë për vete. Piktura e Kërpaçit, të falë ndjesinë e rregullit, të harmonisë, romantizmit ekspresiv. Ngjyrat e tij, ruajnë forcën shprehëse dhe rrezatimin ndriçues, që artisti sjell me vete nga veriu dhe Kukësi i tij. Ngjyrat kanë njomësmë e barit, të kullotave e diellit depërtues, mbi malet me dëborë, aromën e pyjeve, të alpeve dhe netëve me yje. Ai shquhet për portretet e tij të goditura e të realizuara mjeshtërisht, ku përzien realen me emocionin, artistikisht. Pikturat e Vocit të impresionojnë e të mbërthejnë në pyetje e kode abstrakte, në kombinime të rrezikshme. Piktori i shijes së hollë, nga Shkodra dhe Bajza e tij, sjell stile e teknika gjermane bashkëkohor, e dallohet për përzierje ngjyrash, formash të çuditshme, me sfonde herë të qeta e herë të trazuara, krijime të ëmbla, irreale e pse jo, të frikshme për kohën, me fantazi të lëvizshme. Kjo Ekspozitë, me 2 piktorë tipikë shqiptarë, post-modernë veriore, u përzgjodh jo rastësisht, nga Muzeu Historik Kombëtar, si një vazhdimësi në këtë 101 vjetor Pavarësie, ku tradita ndërthuret me modernen, e kaluara me të tashmen dhe me të ardhmen, në kryeqytetin shqiptar. Po ashtu kanë mbajtur permanent të zgjuar ëndrrën, se si këta 2 piktorë produktivë dhe krijues, nuk kuptohen dot, pa shoqërinë e verës dhe të miqve….Një falënderim të veçantë, shkon për kantinën e verës Shehi, që pati mirësinë, të na fali kënaqësi, të ofrojnë Verën e kantinës së tij me bujari, që Ju vizitorë, dhe të ftuar, të keni kënaqësinë të shijoni atë, dhe me një gotë në dorë, të kundroni nga afër pikturat e tyre. Vera, femrat, Miqtë e Artit dhe e bukura – mbeten përherë, gjysma tjetër e frymëzimit dhe krijimit, për çdo artist, në të gjitha kohërat.