Pas performancës, ja çfarë shkruan Eurovison për Linda Halimin

89
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovison, Linda Halimi ka kënduar e katërta në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës, i cili po që zhvillohet në Kiev të Ukrainës. Linda Halimi perfomoi këngën e saj “World”, ku ka rrëmbyer duartrokitje të zjarrta nga ana e publikut.
Kujtojmë që kënga me të cilën po na përfaqëson Halimi është e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekstin e saj dhe Big Bastës është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares.
Linda këndoi e 4-ëta në këtë gjysmë finale pas Suedisë, Australisë e Gjeorgjisë. Në mbyllje të performancë Linda ka falenderuar në gjuhën shqipe.
Faqja e Eurovision Song Contest ne “Facebook” shkruan: Wow Lindita! Now that’s what we call a long high note!
‘Wow Linda! Tani kjo është ajo që ne e quajmë një notë e gjata dhe e larta!” duke i bashkengjitur dhe videon e performances se saj.