Organizohet në Berat Konferenca “Zhvillimi i ekonomisë lokale nëpërmjet turizmit”.

326
Petrit Sinaj – Turizmi – Përmirësimi i infrastrukturës, komoditetit dhe politikave sjellin rritjen e turistëve vendas dhe të huaj.
Instrumenti Teknik i Asistencës së Shkëmbimit të Informacionit në Bashkimin Evropian ka zhvilluar sot në qytetin e Beratit një konferencë mbi rolin e turizmit në zhvillimin e ekonomisë lokale. Në takim kanë qenë të pranishëm përfaqësues të BE-së,kryetarë të njësive vendore që synojnë të zhvillohen nëpërmjet turizmit, ekspertë të fushës së turizmit etj. I organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Lokale dhe bashkinë e Beratit, seminari ka pasur si synim ndarjen e praktikave më të mira të BE-së me autoritet lokale në vendin tonë për zhvillimin e turizmit të çdo sektori. Konferenca është përqendruar në çështje me rëndësi, se si mund të mbështesë turizmi zhvillimin e ekonomisë lokale dhe çfarë turizmi i përshtatet kësaj ekonomie apo ekonomisë së çdo njësie vendore në vendin tonë. I pranishëm në këtë konferencë, Ministri i sapozgjedhur i Pushtit Vendor, Eduart Shalsi, në daljen e tij të parë publike si ministër nga Berati, është shprehur se,jo vetëm Berati por e gjithë Shqipëria po kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik. Sfida jonë-tha Shalsi-është zhvillimi turistik dhe për këtë qeveria synon përmirësimin e infrastrukturës dhe politikave në lidhje me turizmin, ndërkohë që për ta arritur këtë qëllim duhet të rakordohet pushteti vendor me atë qendror. Petrit Sinaj kryetari i bashkisë së Beratit, u shpreh në fjalën e tij, se puna jonë në këto dy vjet ka bërë që Beratin ta kthejë në destinacionin turistik më të dobishëm. Përmirësimi i infrastrukturës, por dhe i rritjes të numrit të ambienteve akomoduese si dhe përmirësimi rrënjësor i kulinarisë ka bërë që numri i turistëve të rriten nga viti në vit dhe nga muaj në muaj. Vetëm krahasuar me tre muajt e parë të këtij viti me një vit më parë numri i tyre është rritur në 30 – 50 %, çka do të thotë se politikat tona si pushtet vendor kanë ndryshuar 100 % , ndryshe nga shumë qytete në Berat turizmi është 12 muaj pra nuk ka sezone, ndaj ne po punojmë në përmirësimin edhe më mirë të politikave të zhvillimit që turistët të mos i kemi ditor apo dhe një apo dy ditë. Për të qenë më objektiv si pushtet vendor dhe kryesisht sektori i turizmit po punon me paketat e zhvillimit të turizmit për të mbajtur në aktivitet dhe në llojshmërinë e turizmit ai historik, natyror, sportiv, etj. Si dhe janë vizita në kështjellë, ngjitje në malin e Tomorit, kanionet e Osumit, etj. Kjo politikë dhe të tjera aktivitete kulturore dhe sportive të përfshira nga paketat turistike me ndihmën e pushtetit lokal do të bëjë që turisti të qëndroj në Berat më shumë se 1 javë. Kjo do të arrihet duke e ndërthurur turizmin historik me turizmin e aventurës dhe atë malor. Edhe bashkëpunimi me bashkitë ku turizmi është evident si në Skrapar, por dhe në bashkitë e tjera do të sjellin shtimin e turistëve. Pra ndryshimi i politikave të zhvillimit të turizmit do të rrisin edhe të ardhurat prej tij. Në takim sollën edhe përvojën e tyre dhe biznese që merren me paketat turistike si dhe kërkuan një mbështetje dhe lehtësira në paketat e zhvillimit me qëllim rritjen e investimeve në këtë sektor si në përmirësimin e akomodimit dhe mjeteve të tjera ndihmëse në shërbim të turistëve.