Nusja e Topallit habit mediat boshnjake, e bukur si Jennifer Lopez

643
E gjendur shpesh kohët e fundit në titujt e mediave rozë, moderatorja Eva Murati është një prej emrave të rinj që premton shumë, jo vetëm në fushën e televizionit, por edhe në atë të kinematografisë. E cilësuar si një nga vajzat më të bukura shqiptare, këto nuk janë të vetmet projekte premtuese për Evën. Nga fusha e modelingut, ambiciet e saj kaluan shpejt në ekran. Për momentin, Eva drejton një program sportiv dhe është një sfidë për të cilën është shprehur se e ka shumë për zemër. Fama e Eva Muratit duket se i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë, pasi ajo ka rënë në sy edhe të medieve boshnjake, të cilat e krahasojnë bukurinë dhe dhuntitë e saj me ato të divës, Jennifer Lopez. Një nga portalet kryesore në Bosnjë, klix.ba i ka kushtuar një artikull bukuroshes shqiptare. “Eva Murati është gazetare sportive dhe një prezantuese televizioni. Ajo studion drejtësi, është aktore dhe modele nga Tirana. Bukuroshja nga Shqipëria u u lind më 25 maj 1995 dhe përveç gjuhës amtare shqipe, flet anglisht, italisht dhe spanjisht. Eva drejton momentalisht një program sportiv, është një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka dhunti të shumta dhe është shumë e talentuar, aq sa mund të krahasohet me Jennifer Lopez”, – shkruan portali boshnjak klix.ba. Kujtojmë se Eva Murati është prej një kohe të gjatë e fejuara e Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.


Sigal