“Nuk kam kohë për dashuri”

651
Sigal

INTERVISTA / Flet modelja e njohur shqiptare , Kristina Qerimi

… Është një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe ka ditur ta shfrytëzojë më së miri këtë dhuratë të natyrës. Është pikërisht Kristina Qerimi, bukuroshja nga Tirana, e cila mesa duket pasionin më të madh në jetë ka Modelingun dhe botën e televizionit. Në një interviste ndryshe dhe ekskluzive për “Telegraf” , modelja rrëfen me detaje fëmijërinë e saj, pasionet e vegjëlisë, ambiciet, sfidat & rrugën drejt suksesit. Për më tepër ju ftojmë të lexoni intervistën e mëposhtme.

 Për të gjithë Ata që e kanë dëgjuar këtë emër të njohur, por që s`dinë shumë, mund të na flasësh pak për veten?
Unë quhem Kristina, jam 18 vjeç dhe jetoj në Tiranë. Prej kohësh merrem me Modeling dhe mendoj se sot jam profesioniste në këtë fushë. Studioj në vit të parë për Psikologji, zgjodha këtë degë se jam shumë humane. Më pëlqen t’i ndihmoj të tjerët dhe t’i gjendem pranë.

Si dhe kur ka nisur karriera juaj si Modele?
Fillimisht nisa bashkëpunime me shumë fotografë për sete të ndryshme, e më pas sfilata mode për veshje të ndryshme. Në vitin 2010 isha pjesëmarrëse tek Miss Tirana, ku arrita të shkoj deri në finalen e madhe.

Modelingu për ju është pasion, profesion apo biznes ?
Mbi të gjitha pasioni, por edhe profesion pasi merrem me këtë punë.

Me çfarë po merreni aktualisht ?
Më së shumti jam e përqendruar tek studimet, duke qenë se jam vit i parë dhe më duhet shumë punë e përkushtim. Por sigurisht dhe me Modeling.

Si nis dita për Kristinën ?
Dita ime fillon shumë herët, fakulteti e më pas kafeja me shoqërinë. Por gjithashtu dhe familja ime, të cilës i kushtoj vëmendjen e duhur.

Na tregoni diçka për jetën tuaj sentimentale. A jeni e dashuruar ?
Nuk kam kohë për Dashuri! Dashuria do përkushtim, qetësi, hapësirë. Pra, ka një kosto shumë të madhe.

Si është mashkulli ideal për Kristinën dhe çfarë cilësish duhet të përmbushë ai ?

 Mashkulli ideal për mua duhet të ketë si bazë respektin mbi të gjitha, të jetë i qeshur dhe inteligjent e i dashur me mua. Dhe pse jo, të jetë dhe pak i pashëm.

Të gjitha bukuroshet aspirojnë botën e televizionit, po ti?
A ty të lumtë goja, më pëlqen shumë prezantimi dhe moderimi i një emisioni.

Marrëdhëniet me librin artistik?

 Kohët e fundit nuk i kam aq të mira. Shkolla dhe impenjimi si modele më kufizojnë shumë gjëra.

Cila është pjata juaj e preferuar Kristina ?
Supa me perime, peshku & shumë fruta.

Sa rëndësi i kushtoni pamjes tuaj ?
I kushtoj rëndësinë e duhur, sipas këndvështrimit tim, duke filluar që nga palestra e deri tek trajtimet e ndryshme estetike.

Pro apo kundër kirurgjisë plastike ?
Sigurisht që Pro. Secili sipas shijeve, është një e drejtë njerëzore.

Pro apo kundër martesave gay?
Tashmë është viti 2012 dhe mendoj se të gjithë duhet të jemi pro. Jeta ka dinamikën e saj dhe shije nga më të ndryshmet.

Cili është mesazhi juaj për të rinjtë që aspirojnë të futen në botën e modelingut?

Mbi të gjitha talenti dhe pasioni, por dhe shumë punë e përkushtim.

Cili është personazhi shqiptar i veshur më mirë, sipas jush ?
Ka shumë. Ka dhe meshkuj që merren me modeling. Midis tyre padyshim Hermes Nika, modeli i njohur shqiptar të cilin e kam dhe shumë mik.

 Jeni supersticioze?

Besoj në punë dhe në aftësitë e mia.

 Çfarë vlerësoni tek një njeri?

Sinqeritetin dhe të qënit punëtor. Janë dy cilësi aq të vyera që do dëshiroja t’i kishte çdo njeri.

 Shprehja që përdorni më shpesh?

Të marrtë e mira të marrtë.

 Jeni kureshtare?

Jam kureshtare për ato çka më interesojnë, por kurrë për thashetheme.

 Të pëlqen shoqëria me meshkuj?

Po. Meshkujt kur tregohen korrektë, dinë të të kuptojnë dhe nuk abuzojnë me shoqërinë.

Stina e preferuar?

Pranvera. Bashkë me lulet lindin dhe mendime dhe ide të reja për jetën.

Së fundmi doni të shtoni diçka tjetër?
Një falënderim të përzemërt për gazetën “Telegraf”që më dha mundësinë për të qenë pjesë e saj.