Nesër do të lexoni/ Të moshuarit, problemet dhe solidariteti

464
Sigal

Rajna Kovaçi
Mungesa e një edukimi publik, sot kur në majë të diskutimeve globale qëndron çështja me temën e nxehtë: “Jetëgjatësia modelon të ardhmen”, ka krijuar një perceptim të gabuar për moshën e tretë. Për jetën në familje dhe jashtë saj, ndërkohë që potenciali i tyre mendor na befason çdo ditë, për vlerat e jashtëzakonshme që mbart. Diskutimet për moshën e tretë kanë mision të caktuar dhe ndihmojnë duke e plotësuar edhe më mirë debatin e shoqërisë për politikat që kanë mungesë të theksuar. Synohet vlerësimi më i drejtë i energjive të kësaj grupmoshe dhe për të qenë zëri i hapjes së mundësive për pjesën më të përvuajtur, më të dëmtuar të shoqërisë. Kjo grupmoshë nuk duhet të paragjykohet kur paraqitet tek pensionet e vogla, tek shërbimet e munguara, si sociale, po ashtu edhe shëndetësore apo jocilësore e të diskriminuar. Tek ne ekziston dhe ndjehet neglizhenca e theksuar e shtetit, por dhe e shoqërisë, për të pasur ky target-grup një moshim aktiv. Asambleja e Dytë Botërore mbi Moshimin shënoi një kthesë të rëndësishme si bota duhet të përballet me sfidën më të madhe, që është ndërtimi i një shoqërie për të gjitha moshat dhe propozoi një orientim të ri e mjaft ambicioz për problemet e moshimit. Ky orientim ka nxitur edhe aktorë të ndryshëm në Shqipëri të bëjnë një rivlerësim të aftësisë të moshuarve, duke përcaktuar që kjo grupmoshë duhet të jetë aktive në komunitetin e saj për të përballuar me dinjitet sfidën që sjell realiteti demografik në mënyrën reale e të qëndrueshme për të gjitha brezat, por për moshën e tretë në veçanti…

Për më shumë nesër në gazetën Telegraf