Mesazhi prekës i vajzës së Stefi Priftit për humbjen e nënës

572
Mes dhimbjes për humbjen e njeriut të saj më të shtrenjtë, nënës, vajza e këngëtarit Stefi Prifti, Maria ka gjetur forcën dhe ka shprehur gjithë dëshpërimin e saj për humbjen e të ëmës, duke e shoqëruar edhe me një foto të ditëve të lumtura. E ndërsa nuk i besohet ende se e ëma e saj Marina nuk është më, Maria thotë se jeta u tregua e padrejtë me Heroinë e saj që e mori para kohe.

Duke sjellë në kujtesë të gjithë dashurinë dhe kujdesin amësor ndaj saj, motrës Joana dhe babait Stefi, Maria shkruan: “ Ti luftove me semundjen pa u ankuar njeher nga dhimbjet ! Jam krenare qe ti je mami im , engjelli im mbrojtes . Jam krenare per ty o heroina jone qe vuajtjes i vure heshtje . Une nuk e dija ca do te thot te vuash , nuk e dija ca jane lotet e vertet … Nena ime ti prehesh tani ne paqe bashke me gjysmen e shpirtit tim qe eshte me ty duke te perqafuar duke ndjere aromen tende”.

E në fund ajo ka dhe një këshillë për të gjithë fëmijët. “Rrini sa me shum me prinderit tuaj , mos i merzisni ata , mos u ankoni per gjera pa vlere , mos ju bertisni , ata kane gjithmon te drejte . Puthini nenat tuaja cdo dite thojini sa i doni , se ndoshta nje dite do i kerkoni si te marre dhe e vetmja gje qe do keni eshte nje kujtim!”

Sigal

Ja mesazhi i plotë i Maria Priftit