Matilda Shushari:Dashuria është forcë, bekim, magji, lumturi, buzëqeshje

908
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtarja Matilda Shushari

 Në këngëtare që për çdo ditë po arrin rezultate të larta. Por ajo nuk e mbivlerëson veten as nuk ndalon, por sheh gjithmonë përpara. Pushimet preferon t’i bëjë në Greqi, si vend me plazhe të çuditshëm. Dashuria për të është e shenjtë dhe ndihet e dashuruar marrëzisht me të dashurin që ditën e ditëlindjes i propozoi për fejesë. Lë kokën pas ngjyrës së bardhë dhe për vellon e nusërisë ëndërron dhe e ideon qysh tani.

 -Kush ju ka nxitur të bëheni këngëtare?

Të bëhem këngëtare ka qenë një dëshirë e imja qëkur kam qenë e vogël. Këndoja nëpër shtëpi dhe thoja që do bëhesha këngëtare. Kur njerëzit më pyesnin çfarë do të bëhesh kur të rritesh…përgjigja ime ishte: Do bëhem këngëtare!

-Çfarë eksperiencash keni patur si këngëtare?
Dëshira ime për muzikën kurrë nuk ka stopuar dhe dëshira ime për të prekur skenën ka qenë përherë shumë e madhe. Ndaj dhe pikënisjet e mia të para kanë qenë nëpër aktivitete shkollore, në kor, mini-koncerte bashkiake, mini-konkurse, etj., derisa mbërrita në skenën më të madhe të televizionit Klan: X Factor Albania, ku arrita të jem një prej 16 finalisteve. Që nga ai moment e ndjeva se ëndrra ime të bëhem këngëtare po startonte. Pas saj nuk stopova së punuari dhe kërkuari nga vetja. Pjesëmarrja ime e fundit ishte Top- Fest 10, ku arrita të jem pjesë e gjysmëfinales – një prej 30 gjysmëfinalistëve (nga 161 pjesëmarrës gjithsej). Ndihem vërtete e lumtur dhe vërtetë e emocionuar sa herë këndoj në skenë. Skena është ajo që arrin të më dhurojë jetë.

-Na përshkruani paksa emocionet?
Muzika, të kënduarit dhe emocionet janë një ndërlidhje tepër e fortë me njëra- tjetrën dhe kombinimi i tyre mendoj se është pikërisht rezultati për të shprehur ndjenjat dhe për të prekur publikun. Nëse një artist këndon pa emocione, mendoj se nuk performon dhe përcjell asgjë. Përveç vokalit, janë emocionet ato që mund të përcjellin botën e një kënge.

-Kush ju ka përkrahur nga të afërmit?
Fatmirësisht në jetën time kam pasur bekimin të kem një familje, e cila më ka qëndruar në çdo hap të jetës sime. Nuk mund të them kush më tepër sepse në fakt do gënjeja. Të dy prindërit e mi dhe motra ime kanë qenë një shtysë e madhe e imja që unë të mos ndaloja asnjëherë së kënduari. Madje, edhe në ato raste kur kisha pasiguri në vetvete dhe pesimizëm ata kanë qenë të parët, të cilët më jepnin optimizëm për të vazhduar.

-Kur ndjeheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e zgjuar?
Hhahahha ndihem mirë për të dyja.

-Cili është objektivi kryesor që kini në jetë?
Objektivi kryesor në jetën time është të bëj të lumtur njerëzit që dua më shumë në këtë jetë. Jo vetëm për në çast, jo vetëm për një ditë…Dua t’i mbush me lumturi derisa të vdes.

-Kush ju mbështet më shumë në idetë e tua nëna apo babai?
Të dy më kanë mbështetur shumë në çdo vendim timin, por në fakt mami është ajo së cilës arrij t’i shprehem më tepër. I dua vërtetë shumë!

– Ku do t’i bëni pushimet verore?
Pushimet verore do jenë në Parga, Greqi. Është një nga vendet më të bukura të Greqisë, në Detin Jon buzë maleve të Epirit. Mezi po pres të shkoj në 12 gusht

– A keni dashuruar dhe si do ta përkufizonit dashurinë?
Jam shumë e dashuruar. Për mua dashuria është forcë, bekim, magji, lumturi, buzëqeshje. Është mjeti me anë të të cilit mund të shohim botën dhe shpirtin, të cilat syri nuk arrin t’i shohë.

-Cili është për ju mashkulli ideal çfarë duhet të ketë ai?
Për mua mashkulli ideal është mashkulli që të kupton me një shikim, di të të dëgjojë, di të të këshillojë. Është mashkulli romantik që di të të bëjë të ndihesh mirë në një darkë në dritën e hënës, një mashkull që arrin të të bëjë surpriza të bukura dhe kreative në mënyrë që lidhja të mos kalojë në monotoni. Një mashkull ideal është mashkulli që ka ëndrra dhe synime dhe që nuk arrin të dorëzohet asnjë çast. Është këmbëngulës, ka vullnet dhe forcë për të vazhduar.

-Me kë preferon të shoqërohesh më shumë me meshkuj apo me femra?
Nuk kam preferencë në këtë aspekt. Nëse një shok/shoqe më bëjnë të ndihem mirë atëherë, kjo ka rëndësi për mua.

– Cila ka qenë dita më e bukur në jetë?
Dita më e bukur e jetës sime ka qenë këtë vit, ditëlindja ime 22 Qershor, ku kam marrë si surprizë propozimin për t’u fejuar me njeriun e shpirtit tim. Jam ndjerë pafundësisht e lumtur dhe e emocionuar.

– A e keni menduar të bashkëjetoni para martesës?
Hmmmm nuk e kam menduar. Por gjithsesi nuk jam kundër bashkëjetesës nëse ajo vjen në të ardhmen.

-Ku dëshironi ta bëni dasmën kur të martoheni?
(qesh) martesa më duket pak larg, por gjithsesi do kisha shumë dëshirë nëse do ishte së pari në kishë, nën bekimin e Zotit dhe më pas do doja një organizim të bukur afër detit. Ende konfuze për këtë…Duhet menduar mirë.

– Cila makinë është e preferuar për ju?
“Porsche Carrer”a

-Cilat rroba banjo preferoni?
Preferoj bikini nga “Victoria Secret”.

– A keni dëshirë të bëni plazh nudo?
(qesh) ….Jo

-E keni menduar ndonjëherë t’i propozoni ndonjë mashkulli?
Po e kam menduar.

– Cila ngjyrë ju pëlqen në veshje?
Vdes për ngjyrën e bardhë.

– Cilat janë veshjet e preferuara në verë?
Fustanet e bardha në verë më pëlqejnë shumë. Ose një palë xhinse të shkurtra dhe një bluzë e bardhë ndihem shumë mirë.

-Cili është kremi dhe parfumi i preferuar?
Ndër kremrat preferoj linjën e kremrave “Chanel”. Parfumi i preferuar është “Valentino”.

-Si veproni kur meshkujt ju ngacmojnë në rrugë?
Thjesht nuk veproj. I le të flasin. Kanë shijet e tyre.