Bardhyl Agasi: Ju rrëfej Agollin në lidhjet e tij me politikantët

794
Sigal

Kujtimet e Bardhyl Agasit/ Njohja ime me Dritëro Agollin në Durrës dhe miqësia e përjetshme me të. Ditët e Parlamentit dhe ngjarjet e vitit 1999 

Agolli i tha Nanos: Nuk hipi në makinë po nuk më tregove, nëse dërgojmë neve armë për UÇK-në

Një emër aq i madh i letërsisë shqipe, një emër i mësuar që në vitet e fëmijërisë, një emër që na shoqëroi gjatë gjithë jetës me poezinë dhe prozën e tij, me lirizmin e tij të ngrohtë. Por emri i tij nuk është i madh vetëm në letërsi, ai pa dyshim luajti një rol të kontribueshëm dhe në politikë, veçanërisht në fillimin e proceseve demokratike. Në fëmijërinë dhe rininë time Dritëro Agolli ishte si një gjysmëperëndi dhe ëndërroja të takohesha qoftë dhe një herë me të, t’i ngjaja sadopak me poezinë time. Por kurrë s’do të më shkonte ndër mend se do të vinte një ditë që unë jo vetëm të takohesha me të, por të bëhesha një shok, një mik i tij, një bashkëluftëtar dhe bashkudhëtar për shumë vite me atë, i cili do të quhej prej të gjithëve patriarku i socialistëve shqiptarë, ashtu si ishte thirrur dhe për letrat shqipe. Natyrisht, takimi i parë me një njeri të madh gjithmonë mbetet i paharruar.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf