Kristina Ibro: Sot, tregu muzikor shqiptar, një kaos i vërtetë

756
Quhet Kristina Ibro, por të gjithë e njohin si Kristina Aguilera Shqiptare. 40-vjecarja vjen në një rrëfim të sinqertë për lexuesit tanë duke na treguar për familjen e saj, tregun e sotëm muzikor dhe linjat perfekte që të gjithë do t’i kishin zili. 
Kristina, së fundi një foto e juaja bëri xhiron në shumë portale dhe rrjete sociale me komente nga më të ndryshmet. Si qëndron e vërteta? 
Po, para pak ditësh fotoja ku unë shfaqem e shtrirë ishte kryefjala e rrjeteve sociale. Kjo për shkak se vajza ime Kristjana e postoi këtë foto në insta e më pas u shpërnda nga të gjithë portalet ku komentet ishin nga të ndryshmet. Dikujt i pëlqente trupi im e dikujt tjetër jo, duke me akuzuar për celulit. 
Jeni nëna e valltares së njohur Kristjana Saxobet, si është marrëdhënia juaj me vajzën?
Marrëdhënia jonë është si shoqe, si motra. Vajza hapet për gjithçka me mua, ku unë e këshilloj për gjithçka.
Cila është familja juaj?
Unë kam dy fëmijë, Kristjanën dhe Alex. Ndjesia më e bukur e jetës është të jesh nënë. Për sa i përket statusit tim, jam single. 
Impenjimet tuaja aktuale, cilat janë?
Për momentin jam duke u marrë me një klip, i cili do të jetë një befasi. Pritet të dalë nga shtatori 
Njiheni me emrin e artit si Kristina Aguilera, pse ky emër? 
Ky emër është vendosur nga fansat e mi para shumë vitesh, por edhe më përshtat pasi edhe ngjaj me personazhin në fjalë 
Deri tani nga jeta kujton më shumë plagosje fizike apo shpirtërore?
Sigurisht që kujtoj plagosjet shpirtërore, prindërit dhe ikja e tyre nga kjo botë, që shpirtërisht më kanë vrarë fare.

Një mashkull i vërtetë, cili është për ty ? 
Një burrë i vërtetë është ai që do më dojë pa kushte. Një burrë që të më ndryshojë jetën, të ma bëjë më të mirë atë, që të më mbushë ditën e të më kthejë buzëqeshjen. 
Ndihesh e plotësuar brenda tregut të sotëm muzikor ? 
Tregu muzikor shqiptar, sot është një kaos i vërtetë . Janë bashkuar disa rryma muzikore, ndërkohë këngëtarët që po e mbajnë tregun gjallë janë tendencat që vijnë nga Kosova. 
Delikate apo femër e fortë, si mund ta kishe përshkruar botën tënde shpirtërore?
Jam një femër e fortë, jam një femër që rrallë herë ul kokën. Dhembjet më kanë bërë më të fortë, por gjithashtu jam shumë e ndjeshme në të njëjtën kohë. 
Lutja që bën çdo ditë? 
Vetëm që familja ime të jetë shëndoshë e mirë!
Mikja më e ngushtë që di shumë nga sekretet e tua? Miq kam shumë dhe nuk dua të bëj diferencime.

E urren lezbizmin?
Kategorikisht që jo, çdo njeri është i lirë të dashurojë kë të dojë.
A keni operacione plastike, pasi shpesh herë jeni akuzuar për ndërhyrje?
Unë jam 100 % bio dhe kundra këtyre ndërhyrjeve që humbin origjinalitetin dhe i bëjnë të duken copy-paste.
Jeni sex-simbol dhe idhuj për shumë vajza. Çfarë këshillash do u jepje për të pasur fizikun e dëshiruar?
U sugjeroj që të konsumojnë vakte të plota, pasi nuk është thjesht sasia ajo që dëmton por cilësia e asaj që konsumon. Pra, nëse konsumon ushqime organike dhe të shëndetshme, të kombinuara me një stërvitje të mirë, rezultatet do të vijnë patjetër.
Ku do të arrish si artiste, pra ku shkojnë ambiciet e tua ?
Nuk kënaqem me pak, sigurisht që nuk them se të jesh zëri i vitit i të gjithë shqiptarëve është pak, por ambiciet e mia shkojnë përtej saj.

Intervistoi: Hermes Nika