Hello… goodbye: Adele pushim për 5 vjet

557
Këngëtarja Adele është duke planifikuar një pushim prej 5 vjetësh, pasi kërkon të kalojë më shumë kohë me djalin e saj 3 vjeçar. Sipas Daily Mail, Adele do të bëjë sërish një pushim pasi të mbarojë touri-n nëpër botë, por këtë herë ai do të zgjasë 5 vjet. 27 vjeçarja ka vendosur ti dedikohet sërish rolit të saj si nënë për djalin e saj, Anxhelo. Një burim për Daily Mail ka thënë se ajo i ka treguar miqve të saj më të afërt se do të largohet nga vëmëndja e njerëzve për 5 vjet derisa të dali albumi i saj i rradhës. Kjo mund të jetë e vështirë për fansat, por Adele nuk dëshiron të humbasë asnjë moment nga rritja e djalit të saj.
Sigal