Kristina Culani: Të veçantat e një balerine janë bukuria, elasticiteti, eleganca, finesa

545
Dëshira për kërcim i ka lindur që fëmijë. Në fillim me anë të disa filmave donte të imitonte artistët e mëdhenj të kërcimit hip- hop dhe që aty i lindi ideja se jeta e saj do të jetë e lidhur vetëm me dancing. Këtë talent e ka zbuluar, kur ka kërcyer në një nga koncertet shkollore që e vogël. 
-Si vazhdoi shkollimi juaj në këtë profesion? A ishin dakord prindërit me profesionin tuaj? 
Shkollimi im në këtë profesion po vazhdon me sukses. Normalisht, prindërit më mbështetën për këtë profesion dhe jam shumë e lumtur për sa i përket kësaj? 
-Kush janë mësuesit tuaj në këtë profesion? 
Mësuesit, profesorët apo pedagoget e mi kanë qenë të ndryshëm dhe gjej mundësinë t’i falënderoj, por do doja të thosha se mësuesi kryesor për çdo person është vetvetja, që do të thotë të gjesh kurajën guximin dhe forcën për të përballuar çdo vështirësi të rrugës së madhe të artit. 

-Me cilën pjesë jeni ngjitur për herë të pare në skenë? 
Për herë të parë në skenë jam ngjitur me rrymën moderne hip-hop. 
-Kur jeni ngjitur në skenat shqiptare si profesioniste? 
Unë jam duke punuar për të qenë një balerinë profesioniste.

-Cila është pjesa më e vështirë kur jeni ngjitur në skenë? 
Pjesa më e vështirë është fakti, se mos ndoshta bën gabim në ndonjë lëvizje. Çdo gabim prish gjithë pjesën. 
-A jenë të paragjykuara femrat balerina sot?
Në Shqipëri vazhdon akoma paragjykimi i balerinave.

– A jeni ndjerë ndonjëherë keq në skenë?
Jo, nuk jam ndjerë keq.

-A mendoni se, sot të qenit balerinë është një profesion më shumë femëror? 
Jo, shohim shumë raste kur meshkujt dominojnë, ata kanë aftësi dhe talent në këtë disiplinë.
Çështë dashuria për ju dhe a jeni e dashuruar? 
Nuk di të them ekzaktësisht ç’është dashuria, por me sa kam parë dhe kam dëgjuar mendoj se është ndjenja më e bukur që njeriu provon në jetë. Aktualisht jo nuk jam e dashuruar.

-Je penduar që keni zgjedhur këtë profesion? 
Jo, nuk jam penduar, kërcimi për mua është gjithçka. 
-A ndihet e vlerësuar sot femra shqiptare? 
Jo nuk ndihet e vlerësuar, të vlerësuar ndihen më tepër meshkujt. 

-A është ende maskiliste shoqëria shqiptare?
Mendoj se edhe femra po fiton terren.
-Keni një model si referencë apo keni modelin tuaj të të luajturit si balerinë? 
Po kam një model reference.
E frekuentoni plazhin nudo? 
Jo, nuk e frekuentoj plazhin nudo. Nuk ka asgjë të keqe te frekuentosh, personalisht akoma nuk e kam bërë po ndoshta e bëj. 

-Cili është problemi më i rëndësishëm i femrës shqiptare sot? 
Problemi i femrës shqiptare’ sot është paragjykimi, nënvleftësimi dhe jo e barabartë me meshkujt. Ky fenomen shfaqet në të shumtat e rasteve nga meshkujt që nuk i lënë të jenë të barabarta në shoqëri, ashtu siç e meritojnë.
Çfarë vlerësoni tek njerëzit? 
Vlerësoj shumë çiltërsinë, sinqeritetin.
Cilat janë të veçantat e një balerine? 
Të veçantat e një balerine janë bukuria, elasticiteti, eleganca finesa
Sigal