Kompania Apple refuzon albumin e ri të Adele

495
Edhe pse kënga e re e Adele, e riktheu këngëtaren pas 3 vitesh në krye të klasifikimeve botërore dhe bëri që klipi i saj të kalojë rekordin e shikueshmërisë së Taylor Swift, kompania Apple ka refuzuar një marrëveshje me këngëtaren. Pavarësisht se ajo tashmë po shkëlqen, gjigandi i teknologjisë nuk ka pranuar të tregtojë në dyqanet e tij, albumin e saj “25”, që do të dalë në treg në nëntor.
Sipas një burimi të New York Post, William Morris Endeavor është në bisedime me Apple edhe për një kontratë sponsorizimi me vlerë 30 milionë dollarë për një turne botëror. Sipas New York Post, kompania Apple ndihet skeptik nëse rikthimi i Adele do të jetë po aq i suksesshëm sa pretendohet..
Kënga e re “Hello”, ka arritur deri më tani 100 milionë klikime në Youtube, sipas revistës Billboard. Ndërsa mediat ndërkombëtare parashikojnë se albumi i ri i këngëtares 25 do të trondis tregun e muzikës botërore. Më herët gjatë javës videoja kaloi rekordin e Taylor “Bad Blood.” Adele arriti 27.7 milionë shikime, ndërsa Swift mbeti pas me 20.1 milionë shikime.
Sigal