Fakte tronditëse/ Shqiptari 4 vjeçar është dhunuar seksualisht para së të vritej

493
Një ditë pas gjetjes së trupit të vdekur të katër vjeçarit Mohamed Januzi dhe arrestimit të të dyshuarit për vrasjen e tij, është konfirmuar se ai është fajtor për vrasjen edhe të një fëmijë tjetër. Silvio S.(32 vjeçar) fillimisht ka pranuar e pastaj e ka mohuar se ka vrarë katër vjeçarin Mohamed Januzi, por ka konfirmuar se ka vrarë edhe gjashtë vjeçarin me emrin Elias.
Të premten pasdite policia e ka gjetur pjesë të trupit të 6 vjeçarit, 20 kilometra larg nga vendi në të cilin ka jetuar. Për herë të fundit ai është parë në korrik të këtij viti në qytetin Postdam, dhe që nga atëherë ka humbur cdo gjurmë ndërsa policia nuk ka mundur të bëjë asgjë për gjetjen e tij. “Ka pranuar se ka vrarë Mohamedin dhe Eliasin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Stefan Redlich .32 vjeçari është arrestuar të enjten kur është identifikuar nga një video xhirim nga vendi i zhdukjes së katër vjetarit Mohamed. Gjatë ditës është gjetur edhe trupi i tij në kamionin e rrëmbyesit.
Sigal