Kissenger, puthje në distancë

86
Hooman Samani, një studiues në departamentin e inteligjencës artificiale në Universitetin e Singaporit, ka zhvilluar një mekanizëm të pabesueshëm i cili është në gjendje të transmetojë përmes robotëve të vegjël, puthje nga një distancë. Puthja ndihet si një puthje të vërtetë. Objekti, me nofkën tashmë Kissenger, në nder të famshmit Messenger është projektuar për t’i dhënë çifteve mundësinë të provojnë në distancë një prej kënaqësive të të qenit në gjendje për të puthur partnerin edhe pse jo direkt. Vitin e kaluar, një student japonez prezantoi në studimet e tij një mekanizëm shumë të ngjashëm dhe në gjendje për të lëvizur në bazë të lëvizjeve të gjuhës të personit që puth. Sigurisht, që gjithçka të funksionojë, nevojiten dy Kissenger. Të puthësh një copë plastike nuk duhet të jetë aq emocionuese si ta bësh këtë me një person real, por krijuesi ndoshta ka menduar: “Më mirë se asgjë”.