Ketlin Pjalmi: Moderimi dhe kënga janë dy motra binjake

397
Këngëtare dhe moderatore, dy profesione që kanë të përbashkët mikrofonin, zërin e pastër por që kanë dhe shumë ndryshim nga njëra tjetra. Tek Ketlin të dyja këto profesione ecin paralelisht. Shkodra qytet i këngës por edhe i shumë aktiviteteve kulturore ku Ketlin njëherë është në rolin e moderatores, njëherë në rolin e këngëtares. Ka shumë synime në jetë dhe këto mundohet ti arrijë me punë. Nënën e ka në krah, babanë përkrahës në distancë. E sinqertë, vizionare dhe plot kërkesa ajo nuk i shmanget kurrë punës.
-Cilat janë planet këtë periudhë?
Pas një periudhe goxha të ngjeshur me angazhimet e mia si në shkollë në prezantim ashtu dhe muzikë po pretendoj që të bej pak pushime kryesisht në Velipojë. 
– Kur flasim për ditët e bukura…?
Patjetër. Ditë të bukura mund të numëroj shumë, mund të përmend kur fitova çmimin e parë parvjet në Itali. Ishte ore 2 e natës. Isha shumë e lodhur, në fillim mora çmimin e kritikës dhe u mjaftova me aq. Kur u kurorëzova me çmimin e parë as që e kisha mendjen fare, madje ishte një grua që po më thoshte të ngjitesha në skenë, s’po kuptoja asgjë .Pa diskutim u super lumturova, madje festuam deri të nesërmen .
-Një ndër hobet tuaja moderimi në televizion. Si ju duket si profesion?
Më shumë se i vështirë. Besoj shumë i vështirë, pasi nëse bën disa herë gabime duhet të hapësh rrugë. 
-Por kënga është më afër jush. Kush ju zbuloi dhe cila ishte kënga e për që ke kënduar në skenë?
Kënga është magji. Muzikën e kam të trashëguar nga mami im por nuk ishte ajo që më shtyu të isha pjesë. Ajo dërgonte fëmijë të vegjël të talentuar në qendrën kulturore të fëmijëve, i dërgonte të gjithë përveç meje, kështu që mora zemër dhe u bëra mike vet me mikrofonin. Mesa kujtoj ishte një këngë për fëmijë ‘Kur bie shiu në pyll” dhe që në daljen time të parë mora çmim .
-Dëgjoni shumë këngë por besoj se keni një këngë të preferuar?
Sigurisht! Kënga “My kind of Love” mbetet e preferuara ime. Pa diskutim me tërheqin edhe trandet e reja por gjej veten tek këngët e Emily Sande 
– Ju për këngën më lart theksuat nënën, sa ka ndikuar nëna juaj në këtë profesion?
Ca gjëra nuk gjenden fjalë të thuhen. Mami pa diskutim ka ndikuar pas vendimit tim që të isha pjesë e artit, mund të them që çdo arritje e imja është falë saj. Përkujdesja e saj për mua ka arritur deri në pikën ku ajo la karrierën e saj që ti përkushtohej totalisht times .
-Por ka dhe momente që njeriu nuk ndihet mirë. Kur je ndjerë më keq në skenë?
Jeta ka të papritura, Por, deri tani, jam munduar të shijoj çdo dalje timen në skenë nuk kujtoj momente të sikletshme .
-Po kur flasim për mashkullin ideal sipas jush?
Me thënë të drejtën nuk preferoj të krijoj idealizma por tani që e mendoj s’duhet të ketë as më shumë as më pak se babai im .
Ka momente që njeriu përcjell momente jo të këndshme, qoftë dhe jo individuale. Kujtoni ndonjë ditë që brenda rrethit familjar jeni ndjerë keq?
Po. Jam ndjerë një ditë. Aksidenti i gjyshes time dhe pritja ankthioze që ajo të dilte nga koma ishte padyshim dita më e keqe e jetës time.
-Shoqëria pjesë e veçantë e jetës. Me kë preferon të shoqërohesh më shumë me meshkuj apo me femra?
Çtë të them? Ne artistët e kemi shpirtin më të butë, plus, jemi elekuente dhe merremi vesh me të dy gjinitë. Pra nuk kam paragjykime dhe as ndarje me thikë. Rri me këdo femër apo mashkull që ndihem mirë. 
-Moderatore, këngëtare, keni shumë lavde, kur ndiheni më mirë, kur ndjeheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e këngëtare ultra?
Ndoshta…Gënjej nëse them se pamja fizike për mua si Ketlin nuk ka rëndësi, por fakti që i jam përkushtuar artit e jo konkurseve të bukurisë më bën të vlerësohem me tepër për arritjet e mia si këngëtare 
-Njeriu ka synime dhe objektiva. Cili është objektivi kryesor që kini në jetë?
Sigurisht, çdo njeri ak objektiva dhe synime. Objektivi im është të jem femër e suksesshme në jetë pse jo të kem një karrierë apo profesion të nderuar dhe të kem një familje të shëndoshë, besoj se është dëshira e të gjithëve jo veç e imja …
– Periudhë plazhi, cilat rroba banje preferoni? 
Sot ndryshojnë shijet…Por, rrobat e banjës i preferoj me ngjyra të ndezura, është ndër të vetmet raste kur unë tradhtoj ngjyrën e zezë.
-Diku jeni shprehur se mereni me palestër?
E drejt. E kam thënë tamam. Palestrën e frekuentoj dhe këto kohët e fundit kemi filluar ti rregullojmë mardhëniet.
– Cila ngjyrë ju pëlqen në veshje?
Preferoj kombinimet e ndryshme, kam një stil timin që besoj se i shkon linjave të mia .
-Kremi dhe pudrat e preferuara?
.Kremrat si përdor madje as krem pudrën , ndërsa për parfume preferoj setin e Versaces .
-Elegante, pra frutat janë pjesë e pandryshuar e tryezës?
Po! Qershitë si fruta, si ushqim preferoj (vere –dimër) kallamarët .