Kënga e mia shtegëtojnë brenda dhe jashtë shtetit

641
Vitet e fundit Korkaj është një ndër këngëtarët më prodhimtar në fushën e muzikës popullore, por edhe të baladave. Këmbëngulës dhe i palodhur, ai nuk tërhiqet për të qenë gjithmonë në korrent të zhvillimeve të muzikës dhe të tregut të saj. Këngët e tij popullore por edhe baladat, sot i dëgjon nëpër CD e makinave, televizione, radio por më së shumti në internet. Kërkesat për të janë të shumta si jashtë vendit por kryesisht në Vlorë, nga ku ka origjinën. Zëri i tij karakteristik, përmban ëmbëlsinë e kaltërsisë joniane, por dhe pastërtinë e ajrit të maleve të Labërisë.. Dy klipet e tij të fundit “Kënga nuk vdes kurrë” me tekst të të madhit Jorgo Papingji dhe “Hëna apo ti”, me tekst nga Florian Zyka, kanë ngjallur interes të jashtëzakonshëm tek fansat, aq sa thuajse janë bërë këngë shpirtërore për admiruesit e këngës popullore. 
1) -Cili është klipi apo kënga juaj e fundit? Si u realizua?
Klipet e mija të fundit janë dy. I pari “Kënga nuk vdes kurrë” me tekst të të madhit Jorgo Papingji, Produksioni Muzikor nga specialisti i shumë kërkuar Klodian Qafoku. Jam krenar për këto bashkëpunime me këta artistë të vërtet që nuk shikojnë si e sa do marin pagesën por si do dali puna jonë. Njëkohësisht dua të them se edhe kënga “Hëna apo ti”, me tekst nga Florian Zyka, me Produksioni Muzikor sërishmi nga Klodian Qafoku, përbën duetin e klipeve të reja aq të kërkuara nga dëgjuesit. 

2) -Me cilin kompozitor keni bashkëpunuar në të shumtën e rasteve? Cilat janë këngët më të suksesshme dhe kush janë autorët e teksteve?
Kam bashkëpunuar me kompozitor të ndryshëm. Dua të jem korrekt me të gjithë bashkëpunëtorët e mi, me ata që kam nisur rrugën e suksesit, ndaj theksoj se këngët më të shumta i kam me kompozitorin Sokol Marsi por që ky bashkëpunim mori fund ashtu në heshtje. Një bashkëpunim të mirë kam pasur me kompozitorin e jugut Genci Malaj me të cilën kam realizuar një ndër këngët më të mira “Më ka rënë në pjesë belaja”. Kur flasim për tekstet përveç të padiskutueshmit Jorgo Papingji, dua të përmend këngën e Florian Zykas me baladën “Hëna apo ti”.
3) Sa këngë keni në repertorin tuaj dhe cila njihet si këngë hit? 
4) Janë shumë por unë do përmend disa prej tyre që dëgjohen në çdo kohë. Të tilla janë p. sh “ U rrite u martove”, Vaj medet o ditëzinj”, “Zemër e hapur, “Pranë syrit”, Shejtania nga Vlora”, “Floriri i vogël” “Veç i yti jam”, “Nusëro moj Shqipëri”, “Thesari im” “Ma jep dorën për unazë”, “Kënga nuk vdes kurrë”, “Hëna apo ti”, etj…Përpos tyre kam edhe disa këngë nga albumi i parë me këngë greke të cilat u pëlqyen shumja edhe në Greqi.
5) -Ku këndoni gjatë vitit?
Nëpër koncerte si në Greqi & Itali, por tani në verë më shumë në Vlorë… Më tërheq shumë vendi i origjinës.
6) Në sa vende të botës jeni ftuar për koncerte? Ku jeni ndjerë më mirë?
Thuajse kam shkuar në disa shtete ku ka emigrantë dhe kudo jam ndjerë mirë. Por me thënë të drejtën më mirë jam ndjerë në Greqi dhe ën Itali, ndrysa koncerti që është regjistruar në memorien time si më i suksesshmi ka qenë në qytetin italian, Pescare i organizuar nga Silvana Muço Dogani një zonjë që kurrë s’u lodh duke ndihmuar shqiptarët atje. Këtu dua të përmend dhe mikpritjen dhe bashkëpunimin me Dritan Lamaj dhe bashkëshorten e tij Alma Lamaj, që dinë të organizojnë të të mirëpresin.
7) Ju këndoni dhe këngë të jugut apo dhe të tjera?
Unë kryesisht këndoj vetëm këngë të Jugut, pro në repertorin ti kam edhe disa balada që i këndoj me shpirt. Por e theksoj si vlonjat, preferoj dhe këndoj me tharmin e zemrës këngët popullore vlonjate dhe ato të jugut që i shkojnë mirë zërit tim.
8-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë?
Nuk i preferoj idhujt dhe pse kam preferenca. Unë në jetë orientohem në sajë të punës time, zërit tim, objektivave të mia. Unë në këngë respektoj zërat e bukur si të Nazif Çelës, Rahmo Brahimaj. Pra vlerësoj shumë këngëtarë ku dua të përmend edhe Prof. Ruzhdi Begaj që është nga fshati im Velça.
9) A janë me xheloze femrat se meshkujt në profesion?
Jo absolutisht s’janë. Besoj se po aq janë edhe meshkujt. Por xheloz janë në përgjithësi ata meshkuj që bëjnë pak punë. Nqs ke punë nuk ke kohë për llafe dhe xhelozia. Xhelozia lind kur nuk ke besim në vetvete, kur nuk arrin rezultate dhe në këtë kohë nuk meresh me veten por me të tjerët. Aktualisht nuk kam kohë të marr frymë dhe nuk më interesojnë xhelozitë. I jap vlerë çdo këngëtari që arin rezultate me zërin e tij.
10) Ku do ti kaloni pushimet verore?
Unë këto kohë kam pasur shumë koncerte që zakonisht i kam pasur në Vlorë. Ndaj edhe ato pak pushime që mund ët kem nuk do ti ndahem perlës së Mesdheut, Vlorës së bukur dhe të këngës.
13) Si do ta përkufizoni dashurinë?
Duam të të dua… hahahaha. Dashuria është fjalë që trondit shpirtin e kujtdo. Në nj anë të të ngre në qiell nga ana tjetër të fut në dhe të gjallë, ndryshe s’do bëja këngët që kam bërë prezentë deri më sot për dashurinë. 
13) A është e vështirë sot të jetosh me art?
Pyetja e fundit ngeli me spec …hahahaha. Por e vërteta është tepër e vështirë për artistët e vërtetë që s’kanë mendjen për gjëra të tjera. Konkurrenca është e madhe por dalin edhe disa pseudokëngëtare që s’kanë asgjë të përbashkët me këngët, por “zëri i tyre’ janë lëvizjet, tundjet, shkundjet, apo duke vënë në pah cilësitë fizike se ato zanore. Pra në tregun shqiptar ndodh gjithçka.
Sigal