Katy Perry është muzikantja me më shumë fitime në 2015

588
Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën e muzikantëve me më shumë fitime gjatë vitit 2015. Për këtë vit, në vendin e parë renditet këngëtarja amerikane Katy Perry, duke arritur një kalim nga vendi i 23-të ku renditej nj vit me parë, duke fituar 135 milionë dollarë. Në vendin e dytë renditet banda One Direction me 130 milionë dollarë të fituar, ndërsa Garth Brooks zë pozitën e tretë me 90 milionë dollarë.

Top-pesëshen me më së shumti fitime prej muzikantëve e përmbyllin Taylor Swift dhe The Eagles. Calvin Harris, Justin Timberlake, P Diddy, Fleetwood Mac dhe Lady Gaga janë në listën e dhjetë muzikantëve me më së shumti fitime për 2015. Jashtë top-dhjetëshes befasisht është Beyonce, në vendin e 14, që vitin e kaluar ishte e dyta. Ajo ka fituar 54.5 milionë dollarë.
Sigal