Kampioni i sërfit Fanning përdor trupin e mikut të tij si dërrasë sërfi

570
Kampioni i sërfit Mick Fanning ka përdorur trupin e mikut të tij si dërrasë sërfi.
Australiani ishte duke bërë sërf në gjirin Gold në Snapper Rocks kur miku i tij sërfist i cili ishte shtrirë mbi dërrasën e tij i vodhi “valën”.
Në atë moment Fanning braktis dërrasën e tij dhe hipën mbi shpinën e sërfistit derisa më pas ai e hedh në ujë.
34 vjeçari e ka shpërndarë videon në Instagram dukë shkruar “Në vend të zemërohesh kur miku juaj ju vjedh valën, thjesht bëni sërf mbi ta”.
Sërfisti , shpina e të cilit shërbeu si dërrasë sërfi e përkohshme për Fanning mendohet të jetë njëri nga vëllezërit binjakë Dean ose Shaun Harrington, të njohur në “The Mad Hueys.”
Sigal