Jennifer Lopez tregon se si e mban trupin në formë

555
Jennifer Lopez pasi ka dalë në kopertinën e revistës “UsWeekly” ka rrëfyer se si ajo arrin ta mbajë trupin në formë.
46-vjeçarja ka treguar se nuk e ka të lehtë të mbajë trupin në formë dhe se punon shumë që linjat e saj të jenë ashtu siç do ajo.
Një nga arsyet që ajo qëndron në formë të mirë fizike është se nuk pi alkool apo duhan.
“Nuk pi alkool, duhan e as kafe. Ajo në të vërtetë shkatërron lëkurën tuaj dhe dukeni si të vjetër”, është shprehur bukuroshja revistë duke shtuar se i pëlqejnë perimet jeshile.
Këngëtarja po ashtu ka thënë bën ushtrime për rreth 20 minuta në ditë dhe se preferon të flejë gjatë.
“Do të doja të flija nëntë ose dhjetë orë, por nuk e arrij kurrë. Prandaj shtatë ose tetë të paktën. Nëse nuk e arrij këtë nuk ndjehem mirë. Ndjehem si e çmendur, emocionohem ose jam e lodhur gjithë ditën”, ka shtuar ajo.
J-Lo është në lidhje romantike me Casper Smartin dhe ka dy fëmijë nga martesa me ish bashkëshortin Marc Anthony.
Sigal