Nisi dita me përralla,
Gjithmonë fshehur e vërteta,
Nga fjalimet në kuvend,
Gjer tek titujt në gazeta.
U këputën analistët,
Shaj e mbur me sytë mbi karta,
Korrupsioni njëshkolonë,
Ngjitet majave të larta.
Kur vjen dimri mos u trembni!
Ne jemi gjithmonë në ngjitje,
Po ra shi do fiken dritat,
Po nuk ra s’do ketë përmbytje.
S’mbarojnë lajmet për sukseset,
Lajme ditë e lajme natë,
Ndërsa një litër benzinë
Shitet sa një litër gjak.
Shitet mall matanë kufirit
Sa Evropën dot se ngop,
Treg i ri vitet e fundit,
Shiten deputetë me copë.
Shiten deputetë me copë
Që kanë dalë nga udhë e zotit,
Ndaj kuvendi nuk ndryshon,
Nga pazari i Milotit.
Shitet djersë,por djersë nuk blihet,
Ka gjithçka e për te gjithë,
Shitet bytha me gjithë pordhë,
Shiten pordhët me gjithë bythë.
Shitet nderi,shitet besa,
Shtohen njerzit në çmëndinë
Një vajzë e mbetur pa punë,
Nxjerr në shitje virgjërinë.
Gjithë ushqimet me hormone,
Llojë- llojë në pazar
Që nga pulat braziliane
Therur 100 vjet më parë.
Ha o popull,pi o popull,
Me tradita me zakone,
Ka më shije bajgë e lopës
Se sa mishi me hormone.
Dita nis gjithmonë njësoj,
Shteti shtyn duke marrë hua
Po s’ pate partinë mburojë,
Nuk të lan as lumë,as përrua.
Për njeruin hallexhi,
Asnjëherë hallet su sosën
Më shumë profesorë doktorë,
Se sa njerëz të zakonshëm,
Nga “Vitrina,” tek “Kristali”,
Ku nuk na shkoi jehona,
Vetëm 80,- vjeçarët
Na kanë mbetur pa diploma.
Hapur zyrat,hapur portat,
Për çdo trim e për çdo horr,
Ah, që vdiq gjyshja ime,
Pa marrë titullin doktor.
Dita nis gjithmonë me përralla,
Asgjëkund nuk hidhet fare,
Po nuk ish si kërmill
Nuk fiton dot asnjë garë.
Që të themi të vërtetën
Që ta dish dhe ti o mik,
S’mund të marrësh dot ofiqe
Po nuk ishe zvarranik.
Meqë s’kemi drejtësi,
Zgjidhen çështjet me kallash,
Lopë e çmendur,derr i çmendur,
Por dhe ne s’mbetemi pas.
Historia nuk ndryshon
Leku fle në vrimë të miut,
Qytetari dixhital, I shkruan baba Saliut.
Se ankohen qytetarët,
Për këtë e për atë,
Baba Sala është i mirë,
Kur nuk ka në dorë asgjë.
Dita nis e njëjtë gjithmonë,
Në të mirën Shqipëri,
100 vite e më shumë,
Ndodh e njëjta histori…