Ish-Missit i djegin fytyrën me acid

523
Sigal

Ish-konkurrentja e Miss Italia-s Gessica Notaro është në luftë për të mos humbur shikimin, pasi u sulmua me acid. Sulmi i la djegie në fytyrë dhe në këmbë. Aktualisht, gjendet e shtruar në spital në gjendje të rëndë, edhe pse jashtë rrezikut për jetën.
Policia arrestoi ish-të dashurin e saj Jorge Edson Tavares si të dyshuarin kryesor për sulmin jashtë shtëpisë së saj në Rimini. Ai nuk e pranon fajësinë, ndërsa thotë se ka edhe një alibi.
Gessica njihet edhe si moderatore e programeve televizive. Në 2009-ën punonte në një akuarium ku jepte shfaqje, ku njohu edhe Tavares-in. Pas dy vitesh u ndanë, por ish-partneri vijoi ta përndiqte, çka ka ngjallur dyshime tek policia se mund të jetë ai autor i sulmit me acid.
Mediat italiane shkruajnë se Notaro ka thënë se gjendja e saj po përmirësohet dhe ka shpresa se do t’ia dalë me sukses. “Jam gjallë, do t’ia dal!”, mësohet të ketë thënë ajo.