Humor dhe realitete nga fushata elektorale e… timonit

113
Përparim HALILI
Mbeti histori jo vetëm shqiptare, puna e “timonit” që ka dalë e po kërkon “krye-rilindësi” Edi Rama, aq sa është bërë objekt humori e bejtesh në rrjetet sociale. Shqiptarët kanë nisur të sajojnë barsoleta me “timon” pushteti deri në tallje. Por ky humor popullor që ka si personazh të vetë-ofruar e të vetë-futur në lojë “krye-rilindësin”, nuk po e ndal kërkuesin e “timonit” të ofrojë humor publik! Përkundrazi, sa më shumë humor bën populli dhe rrjetet sociale me këtë personazh që kërkon “timon”, aq më seriozisht e merr ai, duke vazhduar të jetë subjekt humori, nëpërmjet të cilit vetë kërkuesi i “timonit”, po përcjell edhe realitete që shoqërojnë punët dhe sjelljet e tij.