Harta globale, ja libri më i preferuar në Shqipëri

613
Të paktë mund të jenë ata që nuk janë të dashuruar pas letërsisë dhe veçanërisht pas letërsisë së mirëfilltë.
Falë faqes Backforward24 dhe përdoruesve të saj u arrit që të krijohej një hartë letërsie e botës, e cila tregon se cili është libri më i preferuar sipas shteteve të ndryshme.
Të lodhur nga Harry Potter apo nga triologjitë e ndryshme, ndërkohë që mezor po prisni të lexoni sërish “Lufta dhe Paqja”? Kjo hartë me siguri do t’ju vijë në ndihmë për të rikujtuar edhe ata libra të cilët mund t’i keni harruar se ekzistojnë dhe pse jo t’i riktheheni për t’i lexuar.
Çdo libër që është i vendosur në hartë mbi një shtet të caktuar është njëkohësisht edhe libri më i famshëm apo më i rëndësishëm i atij shteti.
Por, pa dyshim që kjo hartë do të shkaktojë edhe diskutime të shumta, si në rastin e Rusisë, ku mbi këtë shtet është vendosur libri “Lufta dhe Paqja” e Leon Tolstoit. Por pse pikërisht ky libër, në vend të tij shumë mirë mund të ishte vendosur edhe një prej kryeveprave të Dostojevskit.
Anglia ka “ Krenari dhe Paragjykim” të Janë Austen
Spanja ka “Hija e Erës” nga Carlos Ruiz Zafon
Irani ka “Persepolis” të Marjane Satrapi
Irlanda ka “Uliksin” të James Joice
Amerika? Ajo ka “Të vrasësh Zogun Përqeshës” të Harper Lee
Kanadaja ka “ Ana Flokëkuqja” nga L.M Montgomery, por që mund të kishte shumë mirë edhe “Rrëfenja e Shërbëtores” të Margaret Atwood.
Ndërsa Shqipëria ka romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” nga Ismail Kadare.
Sigal