Gjumi na ndihmon të mësojmë më shpejt

586
Mënyra më e mirë për të memorizuar një informacion të ri është të praktikohesh. Por, ka edhe një hap tjetër që nuk duhet ta kapërcesh: gjumi.
Duket e çuditshme, por një studim i ri, i publikuar tek revista “Psychological Science”, konfirmon se përsëritja e një informacioni të ri, e shoqëruar me gjumin, ndihmon në memorizimin për një kohë të gjatë të informacionit.
Gjatë studimit, dy grupe mësuan dhe praktikuan një gjuhë të huaj. Gjysma mësoi në mëngjes dhe natën në një ditë të vetme, ndërsa gjysma tjetër mësoi në mbrëmje, fjeti gjatë natës dhe filloi të mësonte sërish mëngjesin tjetër, shkruan Gazeta Shëndeti. Gjatë shqyrtimit të rezultateve pas një jave dhe pastaj pas gjashtë javësh, udhëheqësit e studimit zbuluan se gjumi mes seancave të të mësuarit jo vetëm që përgjysmoi nevojën për praktikë, por siguroi gjithashtu memorizim të informacionit për një kohë më të gjatë.
Sigal