Ministri Lefter Koka: Eksponentë të caktuar të PS, do angazhojnë punonjës policie për të fituar zgjedhjet

492
Ministri Lefter Koka, në një intervistë ekskluzive për “TV-Ora News”, ka folur hapur për marrëdhëniet me PS në koalicion, rezervat e tij ndaj këtij koalicioni për shkak të të cilit LSI mori mbi supe kosto që moralisht nuk duhej t’i merrte. Sipas Ministrit Koka, LSI ka energji, besueshmëri dhe dimension për të dalë e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit 2017. Pyetjes se si po funksionon kualicioni me PS, zoti Koka iu përgjigj: “Është e vërtetë, tensionet në një koalicion ndoshta janë të natyrshme dhe si burim kanë mosmbajtjen e fjalës ose të premtimit nga njëra palë. Eksponentë të caktuar të PS, kanë kërkuar t’i involvojnë në fushatë edhe punonjës të policisë dhe kjo është akoma më e rëndë, ku rrezikon të sjellë destabilitet dhe rrezikon të kemi zgjedhje jo me standarde. Do të kërkoja ti bëja thirrje në fakt eksponentëve të policisë së shtetit, mos ikën në drejtim të paditur, drejtimi i duhur është të ruajnë rendin. Po shohim këtë fenomen të rëndë, ku po bëhemi gazi i Evropës me sasinë e kanabisit të mbjellë në territor dhe këto fenomene kanë bërë që të ketë pasur edhe reaksione, siç ishte zoti Manjani. Detyra e policisë është të parandalojë një krim dhe jo më mos jetë në gjendje të parandalojë dot rritjen e një bime.
Janë qindra punonjës të policisë që paguhen nga taksapagues shqiptarë dhe nuk duhet të jenë tutorë, disa të fortë në qytete të ndryshme. Sot nuk ka të fortë. Do të mbajnë përgjegjësi ligjore ata eksponentë të policisë që janë bashkëpunëtorë të ngushtë të atyre që kultivojnë, por njëkohësisht loja që sapo ka nisur për të bërë presion dhe për ta vënë policinë e shtetit në funksion të presioneve do të marrin përgjigjen e merituar. Pyetjes, se si mund të sigurohet një parandalim që në rrënjë i këtij fenomeni, zoti Koka, iu përgjigj: Unë do t’iu sillja në vëmendje rastin e avionit të Durrësit, që fatkeqësisht dhe për një rast banal arriti të ndalet në atë fushë të improvizuar. Pyetjes, se cilët janë individët apo qarqet e grupet që po inskenojnë këto plane, ministri Koka, iu përgjigj: Kush janë ato që po bëjnë skenarë të tilla? Ka eksponentë të policisë në qarkun e Durrësit, të cilët sigurisht, kanë një rrjet nepotik të vendosur, ku çdo kush ka detyrën dhe misionin e tij, jo për të ruajtur rendin, të kuptohemi. Ata njerëz, kanë detyrë e një funksion të bëjnë fitues forcën e tyre politike për të mbajtur pozicionin që kanë dhe për t’ia shpërblyer njerëzve që i kanë vendosur. Sot është totalisht e pahijshme që të ndodhë ky presion apo të funksionojnë këto mekanizma brenda një aleance. 
Sigal