Fuat Boçi: “Lipe Shtogu” dhe “Doni më për Belulin” ngelen rolet më të dashura

1760
– Takimi me të në një aktivitet të Shoqatës Labëria dega Fier (14 shkurt 2015) ishte shumë mbresëlënëse. Gjatë gjithë aktivitetit ai interpretoi pjesë të ndryshme humori nga repertori i tij tepër i pasur. Mund të them se për mëse 2 orë ai i vetëm e përballoi me sukses aktivitetin duke marër me vete duartrokitjet e ngrohta të më shumë se 160 pjesëmarrësve. Sot ai mban në të varura në sallonin e shtëpisë titullin “Artisti i Merituar” dhe Qytetar nderi i qytetit të Fierit. Jeta e tij është tepër interesante. Dikujt sot edhe nuk mund ti besohet. Fuati nuk ka lindur brenda territorit shqiptar, por në një fshat që sot i takon pjesës greke në fshatin Voshtinë (sot Opogonianë). Në vitet e fëmijërisë ai dallohej në shoqërinë e mirë të bashkëmoshatarëve të tij. Ndërsa në vitet që do të trokisnin më pas, në shkollën fillore duke thurur ëndrrat e moshës më të bukur, papritur nisin e shuhen. Ishte fundi i vitit 1937, kur shovinistët grek masakruan e terrorizuan qinda familje shqiptare. Mes tyre këtë fat e pësoi edhe familja e Fuatit, e cila detyrohet në mënyrë të dhimbshme të shpërngulet nga trojet e veta, duke u strehuar përfundimisht, në trevën e Myzeqesë, në lagjen e vjetër “kishë”, sot “Kongresi i Përmetit”, të qytetit të Fierit. Në këtë qytet jugor të Shqipërisë Fuati 13-vjeçar, për të siguruar bukën për tërë pjesëtarët e familjes, detyrohet të punoj si petullashitës deri në çlirimin e vendit. Krahas punës atij i lind dëshira për të ndjekur filmat që shfaqeshin në kinemanë e qytetit. Por për arsye financiare për të parë një film, së bashku me dy apo tri shokë, atij i duhej të hynte fshehurazi dy orë para filmit, dhe në njërin kënd të sallës, të qëndronte ashtu deri sa të fillonte shfaqja e filmit. Shumë shpejt Fuati arriti të dashurohej me artin e skenës fierake, ku shpesh ndiqte me ëndje lojën e ,mrekullueshme të Nestor Pogaçe, Sila Çuko, Thoma Rrapi, Violeta Bakalli, Lake Panajoti, Lejla Muço, Liri Dhimitri, Veniamina Muço e të tjerë. Por ardhja e shpeshtë e djaloshit me trup paksa të pakët, në këto shfaqje, nuk i shpëtuan syrit të regjisorit Llazar Verria, i cili shumë shpejt i ofroi dhe i besoi djaloshit figura të cilat do të admiroheshin nga publiku. Ndonëse në fillim ai u njoh si këngëtar dhe më pas si aktor, me meritë arriti të shfaqte talentin dhe suksesin e vet në vitet 1951-1953. Për herë të parë në interpretimet e tij në dramat “Kopështi i Jargavanëve”, “Nën gështenjat e Pragës”, “Rruga e madhe”, me regji të regjizorit Pirro Mani, Spiro Uruni, tek Fuati shënuan sukseset e para. Urë lidhje frytdhënëse më pas ai krijoi dhe me artistë të njohur si Ibrahim Nova, Avni Mula, Pandi Peleshi, Gaqo Avrazi më të cilët u bë shumë mik. Shfaqjet e suksesshme të trupës amatore ë Fierit, bënë që në vitin 1957, kjo trup të pagëzohej me meritë në trup profesioniste regjisor i së cilës ishte Llazar Verria, Qysh në zanafillën e krijimit të estradës profesioniste, Fuat Boçi, u shqua jo vetëm si këngëtarë, parodistë e valltarë, por madje edhe si aktor drame, komedie e skeçi. Dhjetra e dhjetra role të tipave e karaktereve të ndryshme në veçanti në gdhendjen mjeshtërore të figurës së Myzeqarit, që prej vitesh ai e ka marr me “tapi”, e ka lartësuar atë si një nga artistët e humorit shqiptar në tempullin e artit të vendit tonë. Me mirënjohje ai kujton të paharruarin regjisorin Llazar Verria. Duke qenë brumi i tij, ai ishte i pari që na ngjiti në skenë, kur ne ishim ende me pantallona të shkurtra. Galeria e Fuat Boçit po rritej në numër e cilësi. Shfaqjet e artistëve fierakë nisën të vlerësoheshin në mbarë vendin. e, nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur përreth Fuatit publiku do të përkrahte si sukses të padiskutueshëm edhe lojën e partnerëve Kujtim Jorgaqi, Natali Mëhilli, Leonidha Prifti, Luftar Paja, Hasan Bregu, Vasil Vaso, në praninë e regjizorëve Pëllumb Kulla e Koço Papadhopulli, dhe krijuesve të njohur Naum Prifti, Maku Pone, Dionis Bubani, Tasim Aliaj e të tjerë. Zor se mund të gjesh ndonjë artdashës, që të mos ketë qeshur, madje të imitoj figura e karaktere nga repertori i pasur plot kolorit i aktorit Fuat Boçi. Me origjinalitet artistik ai ka mundur ti servir publikut figurën e punëtorit, dembelit, fshatarit, burokratit, intelektualit, deputetit… Por jo të gjithë këto role nuk mbeten gjurmëlënës e të përkryer, pasi kurrsesi nuk mund të dalloheshin rolet e Lipe Shtogut, Cfurku, Belul Gjeraqina deri tek ndër figurat e kohëve të fundit “Llazi bëhet me dhi”. 
– Nqs do kthehemi pas në vite përse ke më tepër nostalgji?
– E para kam nostalgji për brezin tim, i cili edhe pse nuk e njihte këtë lloj arti, dalëngadalë me përkushtimin e regjisorit të mirënjohur Llazar Verria, arriti të krijonte me meritë fizionominë e vet. Ndjej nostalgji për atë kohë, pasi nga viti në vit, me punë e këmbëngulje, i transmetonim publikut gjithçka të re, të kohës ashtu si ai dëshironte.
– Cila është origjina e saktë e juaja?
– E di që ka diskutime, por unë jam puro shqiptar, paçka se unë kam lindur në Voshtinë, nën fshatin Çatistër, pranë Libohovës (sot Opogonianë-Greqi).
-Dhe… Si për çudi ju keni arritur të flisni ka arritur shqeto myzeqarçen?
– E vërtetë. Sigurisht, pasi unë jam rritur në këtë trevë. Të rritesh në Myzeqe do të thotë se je myzeqar, pra unë jam fierak. E folura shqeto e myzeqarit, mendoj se është një dhunti e imja, por edhe një përkushtim, edhe një pasion për të mësuar nga më të vjetrit të folurën, zakonet etj. Afrimi me ta më ka ndihmuar mjaft edhe si artist në përdorimin e aksentit myzeqar.
– Kohën tia kushtojmë jetës artistike. Nqs do vinim tek rolet. Mos do të thoshit se edhe Lipe Shtogu është një sinonim i kësaj treve, figurë aq e besueshme dhe e pëlqyer në gjithë vendin?
– Pa diskutim, Lipe Shtogu doli një prototip vërtetë myzeqar, i cili shumë shpejt u ngulit në mendjen e spektatorit. Edhe pse kanë kaluar vite, ai përsëri mbetet i freskët, dhe mbahet mend, sepse ai transmetohet nga brezi në brez.
– Rrugëtimi artistik vazhdon. Për më tej një figurë tjetër e spikatur, mbetet dhe roli i Llazit, vlerësuar me të drejtë me Belulin…
-Eh! Ndjej vërtetë kënaqësi me këtë rol, pasi tashmë Llazi është bërë “lajtmotivi i ditës” jo vetëm në Fier, por edhe në mjaft qytete të tjera, ku shpesh ai transmetohet edhe nga televizione të ndryshme. Më ka bërë përshtypje kur para disa kohësh isha me mikun tim Zoi Papa, në Kavajë. Siç duket ky skeç shihet ende në Kavajë sepse njerëz të ndryshëm filluan të më flisnin : Llazi, o Llazi! Po kështu edhe në Lushnje. Në stadiumin e Vlorës tifozët thërrisnin : O Llazi, çoje dhinë! duke mos folur pastaj për banorët e qytetit tim.
– Një sërë rolesh të suksesshëm. Sekreti që keni arritur që rolet tuaja të mbeten gjatë në kujtesën e çdo spektatori?
– Ka shumë sekrete. E para mbetet materiali i përzgjedhur që duhet të jetë patjetër interesant, por, krahas tij, duhet të jetë i pranishëm edhe pasioni e përkushtimi i aktorit. Pra autori i jep skeletin, por ti si artist duhet ta mbushësh bukur këtë skelet me mish e me gjak, ta gjallërosh, ta bësh të flasë e të ndjejë. Kjo ka rëndësi, në mënyrë që te publiku gjithçka të serviret besueshëm dhe pëlqyeshëm. Nëse materiali letrar është i bukur, regjisori i aftë dhe i zoti për këtë punë, edhe aktori, i jep jetë këtij materiali.
– Të ndalemi tek një dëshirë e jotja. Nga shokët e tu kemi dëgjuar se ju i hani shumë petullat, por për çudi ne kështu ju njohim me këtë trup të hollë, elegant si sportist… Si është e mundur që ato të mos ju trashin?
– Ahaaaa… Eh, mos më çoni në kujtimet e vegjëlisë. Kam një jetë interesante. Kur unë isha 13-14 vjeç, për të siguruar edhe bukën e familjes në vitet e luftës 43-44 mu desh të shisja petulla jo vetëm në Fier, por edhe në rrethinat e tij, madje edhe tek ushtarët gjermanë. Kolegu im Vasil Vaso që këtë të vërtetë e mori vesh këto ditë, u çudit. Po unë këtë profesion ambulant e pasova dhe pak vite të tjera…
– Por ka edhe më tej. Një histori tjetër ajo e kaposhit të farës, i cili njihet edhe nga publiku si një ndër skeçet, më të realizuara, me Artistin e Popullit Luftar Paja…
– Rolet me Luftarin kanë rëndësinë e tyre. Luftari, duke u njohur si aktor me një ekuilibër të çuditshëm, mendoj se rolet e zonës së tij Mallakastrës, por edhe ato të Labëris, i ka bërë pronë të tij, pra i ka me tapi. S’ka se si të ndodhë ndryshe, kur për partnerë ke Luftar Pajën, do të arrish patjetër sukses…
– Sipas mendimi tuaj ccdo të thotë të jesh artist?
– Të jesh artist do të thotë të pushtosh ndjenjat e spektatorit, botën e tij të brendshme shpirtërore, duke i falur momente emocionale, që atë ta lumturojnë, duke i larguar paksa streset e ditës.
– Ndoshta do t’ju prekim paksa ndjenjat, duke parë se kohët e fundit ju jetoni vetëm, pasi bashkëshortja, kolegia, shoqja juaj e jetës, Afetja nuk jeton më midis nesh. Si ndiheni para kësaj mungese të madhe?
– E vërtetë është prekëse. Madje shumë prekëse për nj artist. Dua të theksoj se, njeriu në këtë jetë është jabanxhi. Ashtu siç mund të vijë ashtu dhe mund të iki. Por njeriu duhet ta jetojë jetën ashtu siç i vjen dhe asnjëherë nuk duhet ta fyej atë. Ndaj edhe vdekja është vazhdim i jetës, e cila të sjell dhimbje. Për të vazhduar jetën time s’mund të qëndroj i gjunjëzuar me ndodhjen e kësaj gjëme. Mua më iku bashkëshortja, me të cilën lidha jetën dhe zoti më dha dy vajza dhe një djalë, tashmë të tre të martuar dhe me fëmijë. Edhe pse tani fëmijët e mi ndodhen në Tiranë dhe në Emigracion, nuk e ndjej në asnjë moment vetminë, jam plotësisht i bindur se nëse më lind një problem e trokas në derën e çdo fieraku, besoj se do të më hapet dera.
– Çfarë kanë vlerësuar tek artisti fierak Fuat Boçi, personalitete të skenës shqiptare.
– Kadri Roshi Nderi i Kombit ka thënë:- 
– E kam parë shpesh herë në skenë me skeçe të ndryshme. Fuati ka ditur të skalis me mjeshtëri mjaft figura. Pra për të gjithë rolet që ai ka interpretuar, me të drejtë mund ta quajmë mbret të skenës.
– Pëllumb Kulla – Ish regjisor -Nju Jork (SH.B.A)
-Fuati ka dhuntinë e çmuar të vëzhgimit të jetës, duke qenë mjaft sistematik në punën me tekstin dhe tepër korrekt me punën mizaskenike.
– Koço Papadhopulli – Ish regjizor – Athinë
– Qysh në proçesin e tavo;inës unë shikoja tek Fuati shkëndijat e figurave të ardhshme të cila qysh aty pretendonim për një pasqyrim dinjitoz.
– Roland Çarka – Aktor, regjizor – Filadelfia (SH.B.A)
– Edhe pse me një skeç humori prezantohej natyrshëm, si aktor Fuati do të punonte me rolin deri sa ai të mbushte të plotë atë, me pasionin e një aktori tepër të veçantë.
Sigal