Festivali “Përrallë Mesdheu” – Bashkim i muzikës me poezinë në teatrin “Metropol”

473
Sigal

“Përrallë Mesdheu”, ky është titulli i produksionit më të ri të teatrit “Metropol” në bashkëpunim me Balkan World Music Management “MetroSounds”. Bëhet fjalë për një festival muzikor, i cili do të shtrijë programin e tij nga data 8 shkurt deri në datën 9 mars në sallën “Shekspir” të Metropolit. Programi i “MetroSounds” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës. Gjatë këtij festivali muzikor do të jenë prezent edhe mbrëmjet poetike nga “Scriptum N’ Sonus”, me veprat e disa prej poetëve dhe autorëve më të mirë të Mesdheut.