Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi thyen tabutë, shkëlqen në Festivalin Anti-Racist!

742
Sigal

Ka nisur festivali i 17-të anti-racist në Athinë që do të zhvillohet më 28 – 30 qershor 2013

Siç dhe ju kishim njoftuar pak kohë më parë, Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi merr pjesë në këtë festival kaq të rëndësishëm dhe që në ditën e parë të tij, shkëlqeu. Të gjithë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Greqi, organizatat, lëvizjet anti-raciste dhe forca të ndryshme progresive, kishin deklaruar pjesëmarrjen e tyre në këtë festival kaq të rëndësishëm për Greqinë dhe aq më tepër për solidarizimin e mbarë opinionit publik rreth çështjes madhore të racizmit që ka ndikuar kaq shumë në këtë vend duke marrë përmasa alarmante. Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, pas një diskutimi me kryesinë e saj, vendosi të marrë pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm, ku peshën kryesore e kishte rinia e saj, e cila është pa asnjë mëdyshje e denjë, inteligjente dhe në nivelin më të lartë të saj, për të prezantuar aty vlerat tona kombëtare. Dhe siç ne ishim të bindur për këtë, po ashtu dhe rinia e Federatës dhe e gjithë komunitetit shqiptar në Greqi, nën kujdesin e duhur, që në ditën e parë shkëlqeu, pasi u prezantua aty ashtu siç janë dhe vlerat kolosale të kombit shqiptarë. Për prezantimin sa më dinjitoz të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe të komunitetit shqiptar, ishte ngritur një kioskë e përshtatshme, ku dominonin ngjyrat Kuq e Zi, sende të rralla tradicionale të kulturës shqiptare, fletë informuese rreth Federatës; kush jemi, cili është roli dhe misioni ynë, si dhe shumë informacion mbi kulturën, doket dhe zakonet e kombit shqiptar. Por, surpriza në këtë festival ishin veshjet tradicionale shqiptare, me të cilat ishin stolisur të rinjtë tanë. Ata nuk reshtën asnjë çast së kërcyeri e kënduari vallet dhe këngët tona tradicionale. Të rinjtë e Federatës tërhoqën gjithë vëmendjen e pjesëmarrësve pasi ishin më të organizuarit. U kryen takime të rëndësishme që në ditën e parë, ku veçoi ai me përfaqësuesin e UNESCO-s, i cili kërkoi një bashkëpunim edhe më të ngushtë midis dy organizmave për një prezencë më të gjerë dhe të një niveli më të lartë të komunitetit shqiptar në Greqi, sepse për të, “vlerat e kombit shqiptar janë të mëdha dhe duhen reflektuar edhe më shumë, që t’i mësojnë të gjithë”.

Gjithashtu, po i të njëjtit nivel ishte dhe takimi me përfaqësuesin e SEM-it (Këshillit të Integrimit të Emigrantëve) në Greqi, i cili u shpreh i befasuar dhe i mallëngjyer nga organizimi dhe aq më tepër nga prezantimi i vlerave tona kombëtare, ku këngët, vallet dhe fletët informuese ishin pikë plus. Ai u shpreh i befasuar dhe kërkoi një takim të nivelit më të lartë me Federatën, me qëllim që të bëhet i mundur përfaqësimi i komunitetit shqiptar në të gjitha Këshillat e Integrimit të Emigrantëve në të gjithë bashkitë e qyteteve të territorit të Greqisë që i kanë ngritur ato. Të shumta ishin dhe takimet me përfaqësues të komuniteteve të tjera, pjesëmarrëse në këtë festival, ku tematika e bashkëbisedimit ishte padyshim ato e çështjeve të emigracionit, dokumentacioni, ligjërimet, marrja e nënshtetësisë etj. Pas bashkëbisedimeve radhën e merrte fotografimi me të rinjtë tanë që shkëlqenin si yje.

Por, ndjej përgjegjësinë të falënderoj përzemërsisht disa persona, të cilët mundësuan realizimin e këtij prezantimi kaq të shkëlqyeshëm dhe dinjitoz të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, të cilët kontribuuan si fizikisht, moralisht dhe materialisht:

Ilsa Mane – Sekretare e Përgjithshme e FSHSHG-së

Ardian Xhemali – Financier i FSHSHG-së, njëkohësisht biznesmen dhe ishte ai, i cili kontribuoi financiarisht për këtë festival.

Erestina Zaçe – Studente

Xhulieta Veizaj – Studente A

Ida Naçi – Studente

Silva Kaceli – Studente, aktiviste shembullore

Vangjel Petro – Student

Eraldo Cipa – Student

Klement Rrasa – Student, aktivist shembullor me një kontribut të madh për komunitetin shqiptar në Greqi

Enis Fejzullahu – Student

Saimir Asalla – Aktivist shembullor

Nga Etmond Guri

Kryetar i FSHSHG-së

Komuna e Ohrit dhe Festivali Vera e Ohrit, bashkërisht në zhvillimin e kulturës

 Komuna e Ohrit dhe Institucioni nacional “Vera e Ohrit” do të bashkëpunojnë në fushën e aktiviteteve që kanë të bëjnë me kulturën, me qëllim të realizimit sa më të mirë dhe më të suksesshëm të Festivalit “Vera e Ohrit”, si ngjarje më e madhe kulturore në Maqedoni.

Lidhur me bashkëpunimin ndërmjet komunës së Ohrit dhe Festivalit “Vera e Ohrit”, sot në Ohër, drejtoresha e Festivalit Elizabeta Jankulloska dhe Kryetari i Komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit për manifestimin më të madh muzikor-skenik në Maqedoni.

Ky bashkëpunim me pushtetin lokal dhe Festivalin “Vera e Ohrit” do të kontribuojë mundëson realizimin e më shumë projekteve përmbajtësore të Festivalit. Ohri është qytet i UNESCO-së, i Festivalit “Vera e Ohrit” dhe nga 12 korriku kur ai fillon e deri më 20 gusht, Ohri do të jetë qendër ë ngjarjeve dhe aktiviteteve kulturore në rajon, duke qenë edhe qendër e krijimtarisë artistike botërore”-vlerëson Elizabeta Jankulloska.

Në emër të komunës së Ohrit, kryetari Nikolla Bakraçeski mes tjerash theksoi: “Dëshirojmë që t’i definojmë disa aktivitete me qëllim të prezantimit sa më të mirë të ngjarjeve të mëdha muzikore në Ohër dhe Maqedoni, prandaj edhe bashkëpunimi do të vazhdojë në të gjitha nivelet e autoritetit të komunës dhe Festivalit”.

 Po ashtu, sot gazetarëve iu nda edhe programi i hartuar muzikoro-skenik për edicionin e sivjetëm, në të cilin pos Teatrit Shqiptar nga Shkupi, që vjen me shfaqen parapremierike “Jetë me qira” të Refet Abazit, në regji të Luca Cortina nga Firenca e Italisë, që është në program më 14 gusht, pianistit Rudin Lengo nga Kanadaja (pianist shqiptar që jeton dhe vepron në Kanada që është në program më 11 gusht, dhe violinistit nga Tetova, Xhafer Xhaferi, i cili do të paraqitet së bashku me violonçelistin Nicolas Alstaedt nga Gjermania dhe pianistin Jose Gellardo nga Argjentina, nuk ka asnjë pjesëmarrës tjetër shqiptar.

 Pjesa “Jeta me qira” është një temë bashkëkohore që trajton botën shpirtërore të teatrit, të artistit, duke vënë në spikame vlerat, antivlerat dhe gjithë atë që ka të bëjë me botën dhe shpirtin e teatrit, skenës, personazheve…

Regjisori i ri, Luca Cortina, (regjisor nga Italia që punon dhe vepron në Maqedoni), për rolet kryesore ka angazhuar Xhevdet Jasharin, Besfort Idrizin, Adem Karagën, Muxhbajdin Qamilin, Amernis Nokshiqi-Jovanovska, si dhe aktoren shqiptare Gresa Pallaska-që sipas vlerësimit të kritikës së artit skenik, është aktorja më e mirë shqiptare. Vlen të theksohet se në këtë projekt është angazhuar edhe aktori Hismet Ramadani, i cili rikthehet në skenë pas një periudhe relativisht të gjatë abstenimi.

  Disa fjalë për violinistin Xhafer Xhaferin

 Xhafer Xhaferi është  nga Tetova, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi violinës, që nga mosha e tij 8 vjeçare ai ka filluar të ushtrojë profesionalist instrumentin e violinës.

Mësimet e para në violinë i mori nё moshën 8- vjeçare tek pedagogët M. Avramovska dhe N. Malinovska, ndërsa mё  vonё vazhdon Shkollën e Mesme Shtetërore të Muzikës dhe Baletit “I. N. Lluj” nё Shkup nё klasën e prof. Ile Temkov. Njëkohësisht zhvillimin e tij profesional e ndoqi që nga fillimi prof. Sihana Badivuku. Nё vitin 2006 fillon studimet nё Konservatorin “Peter Cornelius” nё Mainz nё klasёn e prof. Ervis Gega, tё cilat i përfundon me vlerësimin më të lartë, ndërsa më vonë vijon studimet në “Scuola di Musica di Fiesole” në Firencё në klasën e prof. Pavel Vernikov dhe “Staatliche Hochschule für Musik und Darstellende Kunst – Mannheim” nё klasёn e prof. Dora Bratchkova.

Ndërsa shoqëruesi i tij në piano Hose Galardo, u lind në Buenos Aires. Edukimin muzikor e fillon që nga mosha pesë vjeçare në Konservatoriumin e qytetit të lindjes. Studimet i mbaron në Fakultetin e muzikës pranë Universitetit në Majnz të Gjermanisë, në klasën e Prof. Poldi Mildner. Diplomoi në vitin 1997 tek i njëjti profesor.

Inspirimin muzikor e merr nga emrat eminent në muzikë si: Menahem Pressler, Alfonso Montecino, Karl-Heinz Kammerling, Rosalyn Tureck, Sergio Celibidache, Bernard Greenhouse.

Hose Galardo ka një aktivitet të pasur diskografik në bashkëpunim me EMI, Haenssler, Challenge Records, Oehms Classics, Naxos dhe incizime në radio dhe televizione.

 Që nga viti 1998 është mësimdhënës në Universitetin e Majnzit, sektorin e muzikës, dhe që nga viti 2008 është profesor në Leopold-Mozart-Centerpranë Universitetit Augsburg të Gjermanisë.

Xhafer Xhaferi ёshtё rregullisht pjesёmarrёs aktiv nё masterklasse tё violinistёve me renome botёrore si Eugenia Tchugaeva, Tedi Papavrami, Olga Pogorelova, Igor Volochine, Mirijam Contzen etj..