”E kisha shumë të vështirë”, Jona Spahiu flet për herë të parë për lidhjen e saj

190

Për eksperiencën e saj të fundit në ekran, për projektet dhe programin “Pa filtër” që i është besuar në Digitalb, por edhe për sekrete të tjera, Jona foli pasditen e sotme nga studio e “Rudina” në Tv Klan. Por tregoi, ndër të tjera, edhe për fillimet e saj, si u gjend në ekran vajza me tiparet mesdhetare, me sytë e qeshur dhe buzëqeshjen e ëmbël.

Spahiu rrëfeu se ashtu si ajo, edhe ai punon në Digitalb dhe ata janë njohur në ambientet e punës.

“Ai është komentator sportiv në ‘Digitalb’ dhe aty nisi gjithçka.”-rrëfeu Jona.

Por një gjë e tillë duket se nuk ka qenë aspak e thjeshtë për moderatoren dhe këtë ajo e pohoi vetë.

“Ta njihja në ambientin e punës ishte një pengesë për mua. E kisha shumë të vështirë të krijoja një raport të tillë në vendin ku punoja. Por jam e lumtur dhe sigurisht kjo lumturi ka dhe emrin e dashurisë.”-është shprehur Spahiu.

79729-640-0-5a7894490c369.jpg79737-640-0-5a7894491192d.jpg