Dua një mashkull të shkolluar, të pashëm dhe të më kuptojë në punën time

552
Ajo ka rënë gjithmonë në sy për stilin e vecantë, si në muzike, ashtu edhe në veshje. Jo me kot është sot një ndër femrat më të pushtetshme të shoëbiz-it shqiptar.Bruna Smulja, ylli i muzikës sonë na ka befasuar të gjithëve me setin e ri fotografik, realizuar enkas për Telegraf . Për më tepër ju ftojmë të lexoni këtë intervistë 100% të sinqertë ! 
1. Një prezantim të shkurtër rreth vetes…
Përshëndetje Hermes, unë quhem Bruna e me profesion Këngëtare. Muzika nuk ka qënë një përzgjedhje momentale, nuk jam bërë këngëtare rastësisht. Ajo është një ëndërr që, ka filluar realizimin e saj që në fëmijërinë time. 
2. Disa detaje që, ende nuk i dime, vendlindja, horoskopi etj … 
Tirana & Gaforrja 
3. Si ju pret publiku jashtë ? 
Me të vërtetë që na pret jashtëzakonisht shumë mirë. Sidomos publiku jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë. Ata kanë mall të dëgjojnë këngët tona popullore. Unë kam udhëtuar shpesh nëpër Europë dhe e shikoj reagimin e tyre gjatë koncerteve që japim jashtë vendit. 
4. A ka xhelozi profesionale si kudo, apo më e fortë në muzikë?
 Unë nuk kam patur dhe nuk kam xhelozi profesionale. Unë jam Bruna dhe kam adhuruesit e mi, ashtu si çdo këngëtar tjetër. Konkurrenca është e fortë, por po punove arrin të shijosh dhe frutet e punës.
5. Jeta juaj sentimentale, a jeni e dashuruar ? 
Jeta private shkon shkëlqyer, no comment për pjesen tjetër . 
6. Si është mashkulli ideal për ju dhe cfarë cilësish duhet të përmbushë ? 
Një mashkull i shkolluar, i pashëm dhe tmë kuptojë në punën time. 
7. Jeni për martesë, apo bashkëjetesë ? 
Mendoj se triumfi i këtij rrugëtimi pikë së pari është gjetja e njeriut të duhur që të bën të ndjehesh mirë, ofron mirëkuptim, tolerancë dhe dashuri. Unë parapëlqej martesën. Jam pro tradicionales, fustanit të bardhë, puthjes së babait në ballë, ngjyerjes së gishtit me mjaltë. (Qesh) Përsa i përket bashkëjetesës, këtij modeli të brishtë, mendoj se ky term që në zanafillën e tij është keqkuptuar dhe keqinterpretuar në vendin tonë. Kjo si rrjedhojë e moskuptimit në mënyrën e duhur e ardhjes së demokracisë në vitin 1990, këtu e 24 vjet më parë. Bashkëjetesa është perceptuar si një iluzion lirie duke i dhënë martesës ngjyrime të errëta dhe kufizime. Të qenurit i përgjegjshëm nuk është më aftësi dhe virtyt por modernizim i huazuar. Sillemi dhe mendojmë ndryshe nga çfarë jemi edhe pse të gjithë ne, kur topi vjen në fushën tonë, përgjegjesinë e “frikshme” e kërkojmë me ngulm. Përpara se të praktikojmë atë ç’ka vendet e tjera e kanë praktikë të më shumë se 24 viteve, duhet me doemos të jemi njohës të mirë të teorisë. 
8. Veshja juaj e preferuar ? 
Edhe pse themi që njerëzit nuk duhen gjykuar nga veshja gjithsesi përshtypjes së parë nuk i anashkalon askush. Pa harruar që Nastradini thotë të kundërtën që “Qyrku e bën njerinë”. Mua më pëlqen stili klasik si në punë ashtu edhe jashtë saj, ndaj mund të them se bëj pjesë në grupin e femrave që vishen klas. Mendoj se është stili më i përshtatshëm për të treguar feminilitet. Parapëlqej ngjyrat e ndezura por nuk heq kurrë dorë nga e zeza, moda së cilës nuk kalon kurrë. Bëj kujdes që të balancoj veshjen klasike dhe t’i përshtatem ambienteve që frekuentoj dhe eventeve ku marr pjesë. Nuk ndjehem rehat veshur me xhinse dhe atlete apo e thënë ndryshe “casual”. 
9. Sipas informacioneve të mia ju keni qënë pjesëmarrëse në një serial televiziv, apo jo ? 
Po, e vërtetë një serial me regji të Drilon Hoxhës . 
10. Klipi juaj më i fundit …?
Bashkëpunimi (duet) me këngëtarin e mirënjohur të diasporës, V. Krasniqi : Single Lady 
11. Pro, apo kundër Kirurgjisë Estetike ?
Të transformosh një vepër arti të një Artisti (zoti) të madh, është gjynah për Artistin dhe tregon mosrespekt ndaj vetes si edhe komplekset që ke. Nuk jam kundër kirurgjisë estetike në ato raste kur njeriu ka deformime të cilat i vështirësojnë jetesën, por të fryhesh për të qenë më e bukur në sytë e të tjerëve më duket absurditet. 
13. Cili është sekreti i formave të bukura fizike ? 
Mundohem të ushqehem shëndetshëm dhe të konsumoj sa më shumë ujë e sa më pak ëmbëlsira. Për shkak të mbingarkesës, këto kohë kam lënë pas dore aktivitetet fizike, por gjithsesi nuk e ekzagjeroj në të ngrënë. Nuk jam përpjekur kurrë të bëj dieta dhe nuk besoj tek jetëgjatësia e tyre. Dieta më e mirë janë aktivitet fizike dhe ushqimet e shëndetshme. 
14. Personazhi shqiptar, i veshur më mirë sipas jush, është … 
Do të veçoj këtu Prezantuesen e Ora News, Ilva Tare. 
15. Pjata juaj e preferuar ?
 Supërat me perime dhe specialitetet e detit . 
16. Ku preferon ti bësh pushimet ? 
Varet, Brenda apo jashtë Shqiperisë nëse jam e përgatitur me kohën . 
17. Familja juaj përbëhet nga …
 Prindërit e mi të mrekullueshëm dhe motra ime e vetme Blerta, që njëkohësisht është edhe mikja ime më e mirë .
18. Cili është idhulli juaj ? 
Nuk kam ndonjë idhull dhe nuk do të doja të kopjoja dikë, përpiqem të jem sa më origjinale. Idhujt për mua s`kanë vend .. 
19. Frutat e preferuara të Brunës ? 
Molla & pjepri. 
20. Parfumi që po përdorni momentalisht ? Channel