Drenica Cahani, bukuroshja e tre konkurrimeve të mëdha

1333
Drenica Cahani në një intervistë ekskluzive për “Telegraf” flet për pasionin e saj të kahershëm modelingun dhe si e realizoi këtë aspiratë në moshën katërmbëdhjetë vjeçare. Ndryshe nga shumë topmodele të tjera ajo vjen nga një familje relativisht e madhe, katër motra dhe një vëlla, ka përfunduar studimet e larta në fakultetin e Ekonomisë, për degën Financë-Bankë, ndërsa këtë vit dëshiron t’i përkushtohet studimeve Master. Aja ka qenë pjesëmarrëse në shumëkonkurime bukurie, mes të cilave në “Super-model of Albania”, në “Miss Bikini of Ballkan” si dhe në “Miss Europe Continental” ku është kurorëzuar me disa çmime.
Kush është Drenica Cahani?
Drenica është një gocë e thjeshtë që jeton në Tiranë dhe ka 22 vite që i përket kësaj bote.
Pse pikërish ky emër? 
Të gjithë çuditen për emrin sapo prezantohem. Ka qenë një dëshirë e mamit për të ma vënë këtë emër sepse i ka pëlqyer sapo e ka dëgjuar. Natyrisht që ky emër ka të bëjë me një krahinë shqiptare në Kosovë që ka spikatur për heroizëm, trimëri dhe ka shënuar faqe të lavdishme në histori. Nga kjo krahinë kanë dalë personalitete të mëdhenj në shumë fusha, madje ka edhe bukuroshe që konkurojnë në shumë konkurime mbarëshqipatre dhe ndërkombëtare.
Kush është familja juaj?
Ne jemi një familje e thjeshtë që përbëhemi prej 7 personash: mami, babai, ne katër motra dhe vëllai.
Për çfarë i keni kryer studimet e larta?
Jam diplomuar në fakultetin e Ekonomisë, në degën Financë-Bankë, ndërsa këtë vit dua t’i përkushtohem studimeve Master, si një nevojë e kohës, por edhe që më shërben drejtpërdejt mua në tregun e punës.
Po botës së modës në çfarë moshe i jeni futur?
Në modeling kam filluar të merrem që në moshën 14 – vjeçare. Ka qenë një pasion im më i hershëm, por në këtë moshë m’u krijua mundësia që të merrja pjesë në një veprimtari të tillë. 
Në çfarë eventesh keni marrë pjesë?
Janë të shumta eventet dhe konkurset ku kam qenë e pranishëm. Kështu dua të përmend pjesëmarrjen në “Super-model of Albania”, marrjen pjesë si përfaqësuese e Shqiëprisë në “Miss Bikini of Ballkan” si dhe përfaqësues e Kosovës në “Miss Europe Continental” ku dhe jam kurorëzuar me disa çmime.
Sipas opinionit tuaj, cilën vlerësoni më shumë nga bukuroshet shqiptare?
Bukuroshe nga Shqipëria janë të shumta dhe të moshave të ndryshme. Ato nuk janë vetëm nga Tirana, por edhe nga mjaft qytete të tjera. Edhe në Kosvë ka mjaft bukuroshe që konkurojnë denjësisht në evenimentet më të mëdha botërore. Madje do të shtoja se edhe në diasporën shqipatre që gjendet gjithkund në perëndim kanë spikatur shqipatre të bukura. Unë vlerësoj si me bukuri të veçantë Emina Çunmulaj, shqiptaro-amerikania me origjinë nga Mali i Zi, por që performon më shumë në SHBA. Po ashtu vlerësoj për klasin e lartë të bukurisë edhe Agnesa Vuthaj dhe Valbona Selimllarin.
Bukuria, shkollimi, mençuria; a kanë ndonjë lidhje midis tyre?
Mendoj se pa njera – tjetrën nuk do të dilnin në pah cilësitë e njerës apo tjetër. Mnedoj se nuk ka femra të shëmtuara. Tashmë ka aq shumë mundësi për shkollim saqë çdokush po bëhet me dy tre universitete. Në bazë të jetës dhe eksperiencës që bën, aq e mençur mendoj se duhet të jesh. 
Pasionet e tjera përvec modelingut?
Pasionet e mia, përveç modelingut normalisht që janë në radhë të parë sportet e ndryshme dhe sigurisht kam dëshirë të udhëtoj shumë brenda dhe jashtë vendit.
Sigal