Dhe befas e gjithë vija e frontit u zhyt në flakë

201
22 Qershorin e vitit 1941, që është dita historike e sulmit hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik, populli rus e kujton si një ditë që nuk duhet harruar për rolin e saj në historinë e tij kombëtare.
Pjesë nga libri i Shtrausit “KUJTIME”. Dal nga shtypi pas vdekjes së Tij.
Franz Josef Shtraus ka qenë pjesëmarrës direkt në Luftën e Dytë Botërore, veçse nga ana tjetër e frontit. Pas luftës ai u be personalitet i shquar në fushën e politikës te Gjermanisë Perëndimore. Kryeministër i Pavarësisë dhe miku i Shqipërisë.
Në këtë vepër ai ka pasqyruar veprimtarinë e Tij aktive kundra luftës dhe antihitleriane. 
Në tregimet e tij , në një farë mase krijohet atmosfera e luftës, ku siç e ndien një toger, shkon për të vrarë apo ndoshta për t`u vrare.
Me 22 Qershor 1941 filloj sulmi mbi Bashkimin Sovjetik. Atëherë unë ndodhesha në front. Në vijën e parë. Herë pas here vështroja fushën e ndritshme të sahatit tim ushtarak – edhe dy ore, një orë, gjysmë ore….E dinim që artileria do të hapte zjarr fiks në orën 3 e 15 minuta. Edhe një minutë… Dhe befas e tërë vija e frontit u zhyt në flakë. Ishte një pamje e tmerrshme.
Disa ditë më vonë na ngritën në alarm. Na dhanë urdhër të merrnim dy topa dhe t`i vendosnim në vijën e parë të frontit për të goditur e blinduar të kundërshtarit. Atë ditë të nxehtë të 26 dhe 27 qershorit shumë veta u vranë. Komandanti ynë, me gradën e gjeneralit, humbi njërën këmbë. Megjithatë, fortifikatën e blinduar e bëmë pluhur me ndihmën e kundërajrorëve dhe të xhenierëve. Këto fortifikime masive të blinduara rusët i kishin ndërtuar përgjatë tërë kufirit të tyre drejt perëndimit, nga krahu i Lembergut (Lvovit) pas viti 1939. Në darkë prapë alarm. Rusët hollën në luftime tërë tanket që u kishin mbetur, për të ndaluar sulmin gjerman. Por për fat të mirë goditjet u përqendruan në sektorin tjetër të frontit. Por në alarm na ngritën edhe ne. Prapa meje një feldfeber po vendoste një top 50 milimetrash, antitank. “Ç`është kjo, në topin tënd ti po fshihesh prapa meje?” e pyes atë. Dhe u çudita me logjikën origjinale të përgjigjes së tij: “Po të mos i shkatërroni ju tanket rusë, atëherë as unë s`kam për të bërë gjë. Më mirë po fshihem pas teje!”.Pas disa ditësh qëndronim në pozicionet që kishim zënë më parë, dëgjojmë të shtëna të vazhdueshme me automatik. Vendosëm të shkojmë për të parë se ç`po ndodhte në pyll. Atje, midis drurëve, pamë një skenë të tmerrshme: Hebrenj te prurë ne grupe, funksionarë komunist, njerëz të pafajshëm, me lopata gërmonin një gropë të gjatë pesëdhjetë metra dhe të gjerë dy metra. Robërit ishin me qindra, ndoshta mijëra. Pushkatimi vazhdonte me ditë. I detyronin të uleshin në gjunjë pranë buzës së gropës. Një djalë i ri eses, nja tetëmbëdhjetë vjeç, i pirë tapë, vendoste automatikun tek koka e viktimës që kishte radhën. Tërhiqte këmbëzën dhe të vrarët rrëzoheshin brenda në gropë. Kur plotësohej një radhë, mbi kufomat hidhnin një shtresë dheu. Ekzekutimi vazhdonte… 
2. Një muzhik ukrainas, që e kishte ndjekur skenën, u zbulua rastësisht dhe u pushkatua në vend, me qëllim që të mos mbetej asnjë dëshmitar. Atë mbrëmje i thashë komandantit tim të baterisë, kapitenit Jakob, me të cilin më vonë u takuam në Francë ku komandonte një togë me topa: “Me kënaqësi të madhe unë do të qëlloja jo mbi avionët rusë por, mbi këtë bandë esesësh”. Ai m`u përgjigj: “Shtraus, edhe unë kështu do të veproja”. Në verën e vitit 1941, kur bënim përpara me shpejtësi në thellësi të Ukrainës, më kthyen në prapavijë me një detyrë tjetër. Atje pash popullsinë e terrorizuar dhe të hutuar, gra që vajtonin…. Komanda speciale e grupit të posaçëm me emrin “D” pushkatonte të gjithë burrat që gjendeshin në fshat. Megjithëqë unë nuk kam parë vetë se çfarë bënte kjo komandë. Gjurmët e saj ishin jashtëzakonisht të tmerrshme. Për një vit e gjysmë, çuditërisht, unë arrita t`i shmangesha ferrit të Stalingradit. Më 12 Janar 1943, kur ndodhesha pranë Stalingradit, më transferuan në kurse të shkollës së artilerisë kundërajrore fushore XII në Shtolmjuda për kualifikim. Atje nuk vajta dot me një herë. Rrugës për në atdhe treni ynë u bombardua dhe për ditë të tëra qëndruam jashtë, në fushë të hapur. Ishte një dimër i acartë, që nuk e durova dot. Më ngrinë të dyja këmbët. Nuk i vishja dot çizmet. Këmbët i lidhja me fashë dhe i mbaja të mbështjella me cekta. Më dhanë leje për t`u mjekuar. Ardhjen time në Munih, takimin me familjen, motër Maria e përshkruan kështu: “Në janar të 1943, një natë të ftohtë dimri, pa pritur ai erdhi tek ne me këmbët e ngrira. Për herë të parë morëm vesh për tragjedinë që po i afrohej Stalingradit. Ai tha: “Edhe ushtari ynë më i fundit tani e kupton që luftën e kemi të humbur. Në qoftë se Ai (Hitleri) nuk e ndërpret luftën, atëherë është kriminel…” Më 18 Shkurt 1943 u arrestuan antifashistët Hansi dhe Sofia, sepse kishin shpërndarë fletushka në oborrin e universitetit. Pas katër ditësh i dënuan me vdekje dhe i ekzekutuan. Kjo shërbeu për studentët si shkak për mbajtjen e mitingut në përkrahje të regjimit ekzistues. Herman Bengston kujton: “Studentët u mblodhën në sallën e aktorëve të universitetit. Ajo qe mbushur plot e përplot. Buçisnin altoparlantët, fjalimet e oratorëve priteshin me duartrokitje”. Pjesëmarrësit ne miting dënuan “tradhtarët” dhe “ frikacakët”. Unë qëndroja tek galeria, në oborrin e universitetit dhe përmes derës së hapur të sallës së aktorëve vura re se ç`ndodhi aty brenda. Atë çast ia behu Franc Shtrausi, i veshur me uniformën e togerit. Më pa, më përshëndeti dhe duke bërë me shenjë nga ana e mbledhjes, që po ziente, tha ftohtë: “Të gjithë këta duhen përzënë që këtej”. E vështrova dhe aty për aty e kundërshtova: “Atëherë ne do ta humbim luftën Zoti Shtraus”. Shtrausi m`u përgjigj: “Ne tashmë luftën e kemi te humbur.” Ngriti dorën te kasketa duke më përshëndetur “Mirë u pafshim!” dhe u largua. Këtë takim e kujtova shumë e shumë kohë më pas. Pasi m`u shëruan këmbët, aty nga mesi i marsit deri në mes të majit mora mësim në kurset Shtolmpjundit. Situata në front kishte ndryshuar dhe, pas përfundimit të kurseve, nuk më dërguan më në vijën e parë të frontit. Lufta ajrore kundër Gjermanisë kishte marrë përmasa të gjëra dhe kjo kërkonte përforcimin e mbrojtjes kundërajrore. Prandaj mua më kaluan si oficer – instruktor në kurset e shkollës së artilerisë kundërajrore në Alteshtadt pranë Shongaut.
3. Në leksionet, që mbajta me kursantët shfrytëzoja përvojën e “Lidhjes së makinistëve” nacional–socialiste. Përpiqesha të kufizohesha me tema historike,që përputheshin plotësisht me instruksionin dhe kjo më jepte një farë lirie. Një herë, në mbarim të leksionit, m`u afrua një nga kursantët me gradën e kapitenit. “Ju kam ndjekur me vëmendje të madhe, sidomos te kapitulli për shkaqet që shpunë në shkatërrimin e Rajhut të Dytë në luftën e Parë Botërore. Për luftën e tanishme ju nuk folët. Por njeriu që vret sado pak mendjen, sigurisht vjen tek konkluzioni që edhe këtë luftë ju e konsideroni të humbur. Si shok i vjetër ju këshilloj të jeni më shumë i kujdesshëm…” Kur mbaron lufta dhe pasi kalojnë disa vite, për secilin është me e kollajshme të gjykojë se ç`qëndrim ka mbajtur gjatë luftës. Prandaj duhet të mos harrojmë se kush thoshte në atë kohë se lufta është e humbur, dhe po të kallëzohej nga dikush, pa tjetër mund ta paguante me jetën e tij. Shumë veta në atë kohë kanë qenë të verbër, kush nga propaganda e vazhdueshme, kush nga sukseset vetjake. Të tërë orientoheshin me vështirësi në realitetin e atëhershëm. Kur hidhesh në anën e atyre, që luftën e kanë të humbur, mund të vrasësh qindra mijë armiq dhe të shkatërrosh mijëra tanke, por, kjo gjë nuk ndryshon asgjë në raportin e përgjithshëm të potencialeve luftarake, që e bëjnë fitoren të pamundur. Në ato kohë të largëta u njoha për herë të parë me doktor Henri Lades, i cili menjëherë pas lufte, bashkë me mua punoi si referent në ministrinë e kulturës në Munih. Ladesi ka qenë adjutant i komandantit të degës ushtarake të rajonit të Munihut. Në maj të vitit 1944 atë e transferuan në Shongau. Nga Ladesi mësova atëherë për ekzistencën e opozitës ushtarake kundër Hitlerit. Ai më tregoi se në Berlin dhe në të tëre Rajhun, por sidomos në front, disa oficerë kanë organizuar rrjetin për përgatitjen e kthesës së shtetit. Ushtarakët janë bërë gati të marrin në duart e tyre pushtetit dhe të krijojnë qeverinë e përkohshme. Parulla “Valkiria – l”, kishte kuptimin: “Atentati u krye me sukses, Ndërsa “Valkiria – ll” – “Veproni aty ku jeni”. Duke gjykuar nga tregimet e Ladesit, në garnizonin tim unë “duhet të vendosja rregullin”. Domethënë të arrestoja nazistët aktivë. Landesi, me të cilin edhe sot e kësaj dite kemi mbetur miq, në mbarim të luftës u bashkua me grupin “Lëvizja për lirinë e Bavarisë”. U dënua me vdekje, por arriti t`i shpëtonte arrestimit dhe ekzekutimit. Disa ditë përpara mbarimit të luftës, komandanti i shkollës kundërajrore, komandanti i kurseve kundërajrore dhe adjutantët e tyre (një nga ata kam qenë dhe unë), pas diskutimesh lidhur me situatën, erdhëm në përfundimin se do të qe pa kuptim, madje krim, po t`i kundërviheshe trupave amerikan, që po sulmonin, siç kërkonte atëherë plani i jashtëzakonshëm “Hajzenau” , që u vu në zbatim më 22 janar 1945 në të gjithë territorin e Rajhut. Ne mund t`i armatosnim kursantët vetëm me pushkë. Ndërsa amerikanët kishin një numër të madh artilerie, tankesh dhe avionësh. Po të kishim zbatuar urdhrin dhe të organizonim mbrojtjen, atëherë pa folur për kotësinë e kësaj aventure nga pikëpamja ushtarake, nuk do të mund të evitonim dot gjakderdhjen. Me siguri do të qe shkatërruar edhe Shongau. Prandaj, të dy komandantët vendosën t`i nxirrnin nga beteja të gjithë kursantët – rreth dy mijë kursant VVS dhe afërsisht pesëqind kursantë të forcave këmbësore – duke mbajtur vetëm personelin e efektivit dhe dezhurin e baterisë. Synimin për të evituar gjakderdhjen absurde dhe shkatërrimet në atdhe, përcaktonin veprimet e mia dhe veprimet e shokëve të mi në shkollën kundërajrore të Alteshtadtet në ditët e fundit të luftës.
4. Në shkollën kundërajrore duhet të grumbulloheshin folkshturmet, i krijuar me urdhër të gaulejterit. Në fakt u grumbulluan fshatarët e asaj krahine, të armatosur me ç`t’u ndodhej. Disa kishin armë gjuetie. Oficerët e shkollës kundërajrore i çarmatosën forcat rezerviste dhe i nisën nëpër shtëpitë e tyre. Këta fshatarë të trembur se do të luftonin me të vërtetë, morën frymë lirisht.
Për të luftuar deri në fishekun e fundit, u grumbulluan edhe fëmijët nga kampi fqinj i rinisë hitleriane. Sqarimet dhe thirrjet urgjente, lajmërimet që lufta ka humbur nuk i dëgjonin vetëm disa luftëtarë të rinj fanatikë të kurdisur. Atëherë, ne morëm nja njëzetë a tridhjetë veta, rrethuam kampin dhe u morëm atyre fishekfaust. Disa prej tyre, që provuan të kundërshtonin, u dhamë nga një shpullë (dackë) turinjve dhe u thamë: “Shkoni në shtëpi tek mamaçkat. Atje e keni vendin tuaj”. Më 27 Prill 1945 tek portat kryesore të shkollës kundërajrore të Altenshtadttin mbërritën tanket amerikane, ndërsa unë ia mbatha me biçikletë nga porta e pasme. Por, përpara se të bëja këtë veprim, e kisha nxjerrë veten time nga Vermahti. Punët e mia i bëra vetë dhe në librezën ushtarake bëra një shënim, ku si datë shënova 20 Prill 1945. Ndërrova uniformën dhe vesha të vetmin kostum civil që kisha. Në fillim shkova tek prifti në Shvabniderhofen. Kurrë nuk kam dashur të qëndroja duarlidhur dhe të prisja diçka nga të tjerët. Kështu, mëngjesin tjetër ia hipa biçikletës dhe u nisa për në Shongau, për zbulim. Mirëpo gjatë rrugës, më arriti një kolonë me tanke amerikane. Amerikanët shtinin kuturu me mitraloza dhe unë mendova se ishte më mirë të kthehesha mbrapsh. Në mesditë amerikanët mbërritën në Shvabinderhofen dhe atje dhanë urdhër të grumbullohen të gjithë burrat. Ky ishte takimi im i parë personal me amerikanët. Ishte 20 Prill 1945. M`i kontrolluan dokumentet e mia dhe nuk gjetën asnjë gjë të dyshimtë. Por, gjatë kontrollit të dytë, pavarësisht se ishte e ndaluar unë vendosa të bëja një shëtitje nëpër fshat dhe të shikoja me kujdes tanket amerikane. Nuk më eci. Dy oficerë e shpalosën fletë për fletë librezën sikur të kërkonin majën e gjilpërës brenda saj. Data e largimit tim nga Vermahti atyre iu duk e dyshimtë dhe kështu unë rashë rob në Shongau. Më mbyllën në një garazh por, me mua u sollën korrekt. Amerikanëve u interesonte jo aq sa sekretet e “Rajhut te tretë “, që në atë çast kishte pushuar së ekzistuari, se sa taktika e aviacionit rus dhe eksperienca jonë me ta në ndihmën e topave kundërajrorë të kalibrit të lehtë dhe të rëndë. Këtu unë mund të dilja në konkluzionin, që amerikanët nuk e përjashtonin krejtësisht mundësinë e një konflikti ushtarak me Bashkimin Sovjetik në të ardhmen. Pasi ramë dakord për ta shkruar këtë informacion, unë parashtrova disa kërkesa dhe ato u pranuan pa kushte. Kërkova të më jepnin një dhomë të veçantë, letër dhe makinë shkrimi, një racion ushtaraku dhe të shtunën të shëtisja nëpër kazermë. Mbetën të kënaqur me punën time, 20-25 faqe të daktilografuara. Majori Rozenkranc, i cili ndaj meje ishte shumë i sjellshëm. Kur gjatë marrjes në pyetje u sqaruan që unë kisha një eksperiencë për luftën ne front, majori Rozenkranç, që fliste bukur gjermanisht, me sa dukej ai ishte emigrant në Gjermani, më propozoi t`u përgjigjesha me shkrim dhe falënderoi sipas mënyrës së vet. Pas lirimit nga mbajtja rob, që vazhdoi rreth pesë jave, u drejtova tek administrate ushtarake, e cila më dha pasaportën. Kur mësuan për njohuritë që kisha për gjuhën angleze, më caktuan zëvendës drejtor të administratës në një rrethinë…
Mihal Ciko Gazetar
Petrit Koçiaj Gazetar