Budapesti i lulëzuar prag festave falë produkteve artizanale

766
Krishtlindjet kanë ardhur më herët për tregtarët në tregjet festive të Budapestit, falë përgatitjeve për darkën e krishtlindjeve dhe dhuratave për festat e fundvitit, duke bërë që bzineset vendase të lulëzojnë. Tregu tradicional i krishtlindjeve në qendër të qytetit, në sheshin “Vorosmarty” ka fituar një reputacion të madh si një nga tregjet më interesante në Europë, si tregu me prodhimet më origjinale dhe kryesisht për punimet me dorë. Tanimë është në vitin e tij të 17, falë prodhimeve të zejtarëve të shumtë, që përgatisin dhe punojnë me dorë produkte të të gjitha masave, formave dhe llojeve, duke bërë që asnjë turist mos të shpëtojë pa blerë dicka nga ky qytet.
Për të garantuar cilësi dhe autenticitet, një vend në këtë treg jepet vetëm për ata tregtarë që plotësojnë të gjitha standartet strikte të cilësisë, të miratuara nga Shoqata e Artistëve Popullore Hungareze.
“Tregu i krishtlindjeve në Budapest vazhdojnë të ketë një peshë të madhe dhe një rëndësi të madhe jo vetëm për vendasit por edhe për turistët e huaj. Të gjitha këto prodhime janë përgatitur me dorë. Mendoj se standarti është ai që karakterizon gjithnjë këtë treg. Është vërtet shumë i rëndësishme fakti se ne sheshim produkte unike artizanale dhe mendoj se kjo është një nga arsyet kryesore që hungarezët por edhe turistë të huaj vijnë këtu” tha një artizan që prodhon punime qeramike, Zoltan Perjesi.
Këtë vit, kjo ekspozitë e bukur dhe e larmishme, që është hapur që në fund të muajit nëntor, do të mbyllet në javën e parë të janarit dhe pritet që të tërheqë mijëra turistë.
Por përvec këtij tregu në sheshin “Vorosmarty”, edhe një qendër e re është hapur vitet e fundit pranë Bazilikës së Shën Stefanit, për ti dhënë artistëve më shumë hapësirë për të shitur prodhimet e tyre.
Përqark qytetit, janë hapur rreth 120 kioska apo dyqane e tezga të vogla ku shitet gjithcka e përgatitur me dorë, nga qeramikat, bizhuteri, artefakte druri, produkte kozmetike dhe ushqime e ëmbëlsira.
Një familje e vogël artizanësh e cila ka krijuar edhe brendin e saj unik, “Manka”, vjen nga një fshat i vogël në lindje të Hungarisë.
Artistja grafike Monika Horvath ka krijuar dizanjnet e manka, nga figurat e librave për fëmijë dhe i zhvilloi ato duke krijuar kukulla dhe bizhu.
“Biznesi ecën mirë, njerëzit e pëlqejnë atë që ne bëjmë. Gruaja ime dhe unë bëjmë gjithcka vetë” tha bashkëpronari i Manka, Istvan Kulcsar.
Shumë turistë thonë se këto punime artizanale unike, janë vërtet shumë të bukura krahasuar me tregjet e tjera.
“Ky është tregu i krishtlindjeve më i mirë që kam vziituar, është shumë special, ka punime shumë të bukura dhe cilësore” tha një mësuese arti nga SHBA, Connie Blair.
Por ndryshe nga turistët e huaj, disa banorë janë ankuar vitet e fundit se nuk munden ti përballojnë dot më cmimet e larta në këto tregje, ndonëse trendi i këtij viti, është rritja cdo ditë e më shumë e numrit të turistëve vendas aty.
“Nuk mundem të shpenzoj shumë këtu por cdo vit blej dicka që më pëlqen” tha një banor.
Krijuesi i artikujve qeramikë, Istvan Barakonyi, tha se e ka vënë re rritjen e klientëve hungarezë këtë vit.
“Jam i kënaqur që këtë vit hungarezët po blejnë më shumë se më parë, sigurisht që do të kenë kursyer për festa” tha ai.
Përvec prodhimeve unike, marketi ofron gjithashtu programe të ndryshme kulturore dhe koncerte, cdo mbrëmje, për turistët dhe vendasit.
Sigal