Rumani, biznesmenët shesin stoli e bizhu, paratë për fëmijët në nevojë

428
Biznesmenët më të mëdhenj në Rumani kanë dhuruar stoli të cmuara, të cilat do të dalin në një ankand që është organzuar nga organizata “Save the children”, paratë e të cilave do të shkojnnë për bamirësi. Të gjitha stolitë e shtrenjta janë vendosur si cdo vit në pemën tradicionale të krishtlindjeve.
Rreth 100 biznesmenë nga Rumania, përfaqësues të komunitetit të biznesit në Bukuresht, i kanë vendosur stolitë e tyre në dispozicion të dizenjuesve më të mëdhenj të vendit.
Kjo pemë dhe ideja origjinale për ta krijuar atë me bizhu e stoli, është dizanjuar nga Omid Ghanadi, që tha se Pema është një kontribut që shkon në nder të familjeve të 54 viktimave, që humbën jetën në një zjarr që përfshiu një klub nate në Bukuresht më 30 tetor të këtij viti.
“Mendova se do të ishte mëse e drejtë të nderonim viktimat e asaj mbrëmjeje, këtë pemë ja dedikojmë atyre. Praktikisht, pema përbëhet e gjitha nga stolitë dhe ajo do të shitet dhe paratë më pas do të shkojnë për familjet e viktimave por edhe fëmijët në nevojë” tha Ghanadi.
Nje pemë shitet plot 19.500 euro.ky ankand i këtij lloji organizohet për të 15 vit në rradhë në Rumani dhe paratë shkojnë gjithnjë për fëmijet në nevojë, kryesisht në zonat që fëmijët kanë braktisur shkollat.
“Nëse ju mund të ndihmoni, atëherë përse jo? Cdo vit unë kam blerë një apo dy pemë. Tani e kam parë një pemë që më pëlqen” tha një blerëse, Anca Vlad, e cila tha gjithashtu se e adhuron këtë event për kuptimin dhe vlerën që merr.
Ankandi i këtij viti grumbulloi shumën e 250 mijë eurove, në rënie nga 280 mijë euro një vit më parë. Paratë do të përdoren përqark Rumanisë, ku “Save the children” operon në 43 qëndra në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve.
Sipas Eurostat, në Rumani aktualisht 100 mijë fëmijëve të moshave 7-14 vjec nuk janë integruar në sistemin arsimor, në një vend ku edhe norma e varfërisë së fëmijëve është më e larta në Bashkimin Europian.
Sigal