Itali, 20-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur pranë një parkimi, dyshimet e para për ngjarjen

569
Sigal

Një shqiptar, 20-vjeçar është gjetur i pajetë pranë një parkimi në Genova të Italisë.

Mediat fqinje, raportojnë se ka qenë një grua që ka parë të riun në një pellg gjaku dhe ka dhënë alarmin, duke njoftuar më pas policinë dhe ambulancën.

Kur kanë mbërritur forcat policore dhe ndihma e shpejtë u konstatua se i riu kishte humbur jetën dhe kishte një plagë të thellë në kokë.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur dyshohet të ketë qenë student, pasi me vete kishte një çantë me libra dhe me shënime kryesisht për fiziken dhe matematikën.

Fillimisht policia dyshoi se bëhej fjalë për një vetëvrasje, pasi u mendua se i riu mund të ishte hedhur nga një lartësi prej së paku 4-5 metrash.

Ndonëse kjo vijon të mbetet një hipoteze, policia thotë se dyshon për një vdekje aksidentale.

Nga këqyrja në vendin e ngjarjes, dyshohet se i riu ka rënë nga lartësia edhe pse ka tentuar të mbahej.

Bluza që kishte veshur ishte me shenja të shpuara apo grisura, që dyshohet se ai ka tentuar të kacavirret për tu mbrojtur.

Megjithatë policia nuk ka dalë ende me nja version zyrtar për ngjarjen e rëndë.