Bardhyl Berberi: Na ishte një hekurudhë në Pogradec që po shitet për skrap

1171
Na ishte një herë një tren që mbërriti në stacionin e Gurit të Kuq në Pogradec. Ky tren bashkoj liqenin e Shkodrës detin Adriatik në Durrës dhe liqenin e Pogradecit. Ky tren do të merrte hekur nikelin në Gurin e Kuq dhe do ta çonte në Metalurgjik si bukë për Metalurgjikun në Elbasan… Ky stacion treni ashtu si të tjerët është ngritur me djersën e rinisë dhe kryesisht të studentëve, të cilët kanë kujtimet e tyre nga Ura e Bushtricës deri në vështirësitë e tjera të tuneleve përgjatë rrugës.. Treni në kohën e diktaturës ishte si një oksigjen për të gjithë zonën e jugut. Korça, Devolli, Kolonja dhe vendasit Pogradecarët udhëtonin me këtë tren drejt kryeqytetit apo drejt Durrësit dhe Vlorës për pushime…. Studentë dhe qytetarë dhe fshatarë të varfër me valixhet prej druri dhe një radio me bateri Iliria nën sqetull dhe një torbë me ushqime modeste sapo zbrisnin nga sheshi autobusëve rendnin për tek sporteleve për të prerë biletë më pas me sytë e skuqur pasi treni i parë nisej më 5 të mëngjesit prisnin të trembur nëpër bankinat se mos humbnin trenin.. Me një xhup që ka ngjyrën e ftohtë të një jete pa ëndrra mes të ftohtit dhe vapës dhe pluhurit ata udhëtonin me këta trena. Mes zhurmës së autoparlantëve dhe sirenave çjerrëse të trenit ata nisnin udhëtimin e tyre maratonë…. Në vagon kutërbonte era e djersës e atyre që kanë rendur me vrap të kapin trenin. Një gisht i nxirë nga nikotina kruan sytë e skuqur që ka ruajtur sklepat dhe dredh një cigare të fortë nga kutia metalike që mbyt gjithë ajrin në tren… Një nënë e re ushqen me qumësht një foshnjë që qumështi nga buzët e pushon së qari, kur pi… Nëna shqetësohet nga prania e atij tymi mbytës së cigares, por plaku bën sikur nuk e dëgjon. Këto ishin ca pasazhe të asaj kohe të udhëtimit me tren, por gjithsesi ata udhëtonin me këta trena të socializmit nga Pogradeci në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Fier apo Vlorë… Me çmime të arsyeshme, por çfarë ndodhi më pas.. 

Hekurudha po shitet e tëra për skrap 
Ish drejtori stacionit të trenit në Pogradec Gavrosh Pambuku thotë për gazetën “Telegraf “ se hekurudhën e mori lumi. U bënë gati 10 vjet që treni nuk vjen më me pasagjerë në Pogradec. Hekurudha po shkatërrohet dhe shinat po shiten për skrap. Janë lënë vetëm dy persona, të cilët qëndrojnë vetëm tetë orë si vëzhgues në rolin e rojeve për të ruajtur hekurudhën… Janë arrestuar 9 persona, të cilët shkatërronin shinat e trenit, por shkatërrimet vazhdojnë akoma.. Shkatërrimi kësaj hekurudhe ka filluar qysh nga momenti i ndërtimit të rrugës së re Lin -Pogradec dhe firma ndërtuese e ka prishur hekurudhën në tunelin e Piskupatit dhe në afërsi të Hudënishtit. Kjo, thotë Grvrosh Pambuku, vjen sepse nga reforma që u krye në hekurudhë u shkurtuan punonjësit; nga 1460 punonjës që kishte hekurudha sot ka vetëm 850… Por le t’iu referohemi statistikave deri në vitin 1990. Shqipëria kishte 730 km rrugë hekurudhore, të gjitha ishin funksionale si me pasagjerë po ashtu dhe me trena pune, ndërsa sot Shqipëria ka vetëm 20 km hekurudhë. Vetëm Durrës – Vorë. Kur para viteve `90 mund të udhëtoje Nga Pogradeci në Tiranë –Durrës -Fier -Lushnjë -Ballsh –Vlorë – Shkodër -Bajzë etj. Hekurudhat janë masakruar por nuk gjen as gjurmët e shumave marramendëse që janë harxhuar për hekurudhat shqiptare pas vitit 1990. Kështu vetëm duke iu referuar një statistike zyrtare, janë investuar në këto vite 64 milionë dollarë dhe nuk duket asnjë shenjë se ku kanë vajtur. Gjithashtu buxheti i shtetit në këtë periudhë të demokracisë ka harxhuar 4 miliardë dhe 457 milionë lekë. Përveç kësaj hekurudhat kanë ngrënë nga institucionet ndërkombëtare 1 miliardë e 876 milionë lekë. Gjithashtu i ka shkuar hekurudhës shqiptre një grand prej 15 milionë dollarë… dhe për rrjedhojë, me gjithë këtë thes të madh që është derdhur për hekurudhat, shtetit shqiptar i kanë kushtuar 10 milionë dollarë. Kjo është tablloja me shifra zyrtare e hekurudhave, të cilat po zhduken… Kjo nuk është dhe aq paradoksale, kur mendon se si askund tjetër, Kryeqyteti shqiptar nuk ka një stacion hekurudhor dhe ai aktuali ndodhet në Kashar… Një banor nga Pogradeci, Nexhmi Mucka për gazetën “Telegraf” thotë, na thonë se treni nuk vjen më, sepse hekurudha ka halle! Ka halle s’ka halle, ne duam të vijë, pasi ne hallexhinjtë me 250 lekë të reja me tren shkonim në Tiranë. Ndërsa sot me furgon duhen 10 mijë lekë të reja. Kështu do të themi, ‘na ishte një herë një tren që i shërbente gjithë qarkut ndërsa sot e shohim vetëm nëpër dokumentarë dhe filma të diktaturës që janë xhiruar në këtë stacion treni.” 
Sigal