“Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918” – Botimi më i ri i Muzeut Historik Kombëtar

596
Sigal

Një vit pas përfundimit të Konferencës “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918 ” që nisi vitin kulturor Austri-Shqipëri, Ambasada Austriake në Tiranë dhe Muzeu Historik Kombëtar zhvillojnë promovimin e monografisë që paraqet një punim me 20 kumtesa ku përfshihen kontributet austriake në themelimin e një administrate publike moderne, politika austro-hungareze në Rajon, ndikimet në stabilitetin financiar, krijimin Komisisë Letrare, zhvillimet urbane, gërmimet arkeologjike në Apoloni e themelimin e Muzeut Kombëtar etj. Promovimin i botimit “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918” do të mbahet ditën e nesërme, e mërkurë 13 mars 2019, në orën 11.00 në sallën “UNESCO” të Muzeu Historik Kombëtar.