Armiqësia me Rihanën, pengesë për karrierrën, Rita Ora padit Jay Z

517
Vendimi i këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora për të paditur Jay Z duket se e ka pasur shkëndijën nga armiqësia e Ritës me Rihanën. Këngëtarja e hitit “Poison” lidhi kontratë me Roc Nation në vitin 2008, por së fundmi ka paditur Jay Z, pasi po i zvarrit karrierën.
Nuk është sekret se dy këngëtaret nuk e pelqejnë njëra-tjetrën dhe se në vitin 2005 kur Rihanna nënshkroi kontratën me Def Jam, president ishte Jay Z, përpara se ai të hapte studion e tij muzikore, Roc Nation.
Sipas një burimi që citon “The Sun”, Rihanna ka përdorur njohjet e saj të vjetra në Roc Nation për të penguar karrierën e Rita Orës. Kjo është e vetmja arsye se përse kompania muzikore ka zvarritur për kaq shumë kohë albumin e radhës të Ritës edhe pse ajo ka shumë këngë ende të pa promovuara.
Por edhe fakti që ish-i dashuri i Ritës, Calvin Harris është nën menzhimin e kompanisë muzikore të Jay Z nuk e ka ndihmuar këngëtaren me origjinë shqiptare, sipas të njëjtit burim.
“Këngët që duhet të ishin për Ritën, i kanë kaluar automatikisht Rihannas, dhe pas shumë muajsh, e cila pasi i mban për një kohë të gjatë, thotë se nuk i duhen më, shprehet burimi.
Edhe lidhur me bashkëpunimet e Ritës me ish-të dashurin Calvin Harris, kur çifti vendosi të ndahej, kompania nuk e ndaloi transmentimin e tyre, përkundrazi Harris vijon të përfitojë nga to, citohet të ketë thënë burimi.
Kur Rita firmosi me Roc Nation, drejtuesit ekszekutive ishin shumë të përfshirë dhe mbështetës në karrierën e saj. Por ndërsa interesi filloi çdo ditë të binte, Rita vendosi të punonte vetë për promovimin e këngëve të saj, deri në momentin që ajo nuk kishte më asnjë kontakt me këtë drejtues dhe kështu vendosi të bënte edhe padinë në Gjykatë.
Padia e këngëtares bazohet në thyerjen e kodit të punësbazuar në ligjin kalifornian “shtatë vjeçar”, i përdori me sukses edhe nga aktorja Olivia De Haviland në 1944, kur ajo ngriti padi ndaj Warner Bross.
Ndërsa më tej padia vijon: Marrëdhënia e Ritës me Roc Nation është dëmtura në mënyrë të pakthyeshme.
Së fundi Rita është gjyqtare në shfaqjen e talenteve “The X Factor” në Britaninë e Madhe.
Sigal