Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli, në pritje të fëmijës së parë

943
Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Të njohur si një ndër çiftet që kombinojnë më shumë në serialet e famshme meksikane, Boyer dhe Rulli e kanë konfirmuar lidhjen e tyre në shtatorin e vitit të kaluar. Në serialet e transmetuara në Shqipëri, Angelique u bë e njohur fillimisht me serialin “Teresa”, me të cilin pati edhe rolin e parë në çift me Sebastian Rulli, për të vijuar më tej edhe me seriale të tjera. Aktualisht, seriali që transmetohet në Shqipëri, “Pasion i rrëmbyer”, Angelique dhe Sebastian luajnë rolet e Monseratit dhe Alehandro.
Në gazetat spanjolle, së fundi është aluduar edhe për një dasmë që pritej të organizonte çifti, por Boyer, në një intervistë për revistën spanjolle “People”, i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet duke thënë se ata nuk kanë në plan për momentin të bëjnë dasmë.
Pas aludimeve të mediave spanjolle që aktorja 27-vjeçare ishte në pritje të një fëmije, lajmin e bën publik vetë Angelique në Tëitter, në të cilin shkruan: “Është një mrekulli dhe një dhuratë nga Zoti”, ka shkruar ajo duke shtuar se mezi po pret deri në fund të vitit, kohë kur pritet të lindë fëmija i parë i aktores.
Sigal