Alesia Brahja: Një modele nuk mund të jetë vetëm e bukur

1516
Tashmë është rritur numri i modeleve shqiptare, ndihet konkurrenca, por ajo ecën e sigurt në rrugën e saj. E thjeshtë e sinqertë e dashuruar me librin, shkollën nuk e lë kurrë pas dore. Sipas saj “tregu shqiptar i modelingut është shume i ngushtë, sepse nuk funksionon si jashtë shtetit. Jashtë ke shumë mundësi, për më shumë angazhime, seç ka këtu në Shqipëri”. 
Mendimi për modelet?
Është rritur numri i modeleve, përditë sheh që dalin modele të reja, ndihet goxha konkurrenca, por jo çdokush mund të eci në fushën e modelingut nuk është vetëm pamja e jashtme që ka rëndësi duhet të jesh i/e shkathët vet për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e drejtuesve të spektakleve..
-Cilat janë aktivitetet tuaja të fundit? 
Aktiviteti im i fundit ishte Miss Universe Albania 2015, kurse tani jam velinë tek telebingo shqiptare, TV Klan. 
– Përse tregu shqiptar i modelingut ende është shumë i ngushtë? 
Për mendimin tim tregu shqiptar i modelingut është shume i ngushtë, sepse nuk funksionon si jashtë shtetit. Nuk ka agjentë. Jashtë ke shumë mundësi për më shumë angazhime, seç ka këtu në Shqipëri. 
– Kush ju ftoi të konkurronit për Miss? Në cilin vit dhe çfarë vendi zutë? 
Në Miss me ftoi Eduart Deda, pronari i revistës Vip, në vitin 2014 dhe dola në top 5 gjithashtu dhe shoqëruesja e dyte e Miss Universe Albania. 
– Familja a doli pengesë në këtë nismë? 
Familja absolutisht nuk doli pengës ne këtë nismë, madje me përkrahin për çdo hap qe unë ndërmarr dhe nuk dalin pengesë ne ëndrrat e mia. 
6- Kush ju përkrahu më shumë nga familja?
 Shtysa ime është vëllai im,ai beson tek unë dhe unë pa diskutim dua ta bej atë krenar, siç jam unë krenare për atë. 
7- Si reagon ndaj ngacmimeve të meshkujve në rrugë?
Meshkujt dihet, qe atë pune kane te ngacmojnë, por nuk është se kam ndonjë reagim si gjithmonë, nuk i vë rëndësi këtyre gjerave. 
– Nga mis si modele, si e nisët këtë rrugë?
Hapat e mi të parë i hodha në modelizëm duke u bërë pjesë e shumë sfilatave. Njerëzit që vërtet më vlerësuan dhe besuan tek unë dhe më çuan drejt rrugës së miss-it dhe i falënderoj shumë. 
– Në sa sfilata keni marrë pjesë? 
Sfilatat e mia kanë qenë të shumta dhe shpresoj të bëhen akoma më shumë. 
-Cila është sfilata më e rëndësishme? 
Sfilata më e rëndësishme është kur unë kam marrë pjesë në një garë Albania & Kosovo Beauty Face, ku unë u shpalla fituese. 
– Po për shkollimin cila është rruga që po ndiqni? 
Një tjetër pasion i imi përveç modelingut është dhe kantoja. Studioj për kanto në liceun artistik “Jordan Misja”. 
-Cila është veshja e preferuar, sportive apo klasike? 
Veshja që më bën të ndihem më rehat për përditshmëri është sportive. Por darkave preferoj klasiken. Ku tjetër do dukej eleganca e një femre po s’u vesh dhe klasike.. 
– Kur ndiheni më mirë, kur ju thonë jeni e bukur apo e zgjuar? 
Normalisht me mire ndihem kur me thonë te zgjuar, një femër përherë duhet te ndihet mire kur i komplimentojnë inteligjencën dhe aftësitë që ka. Në fillim mendja, zgjuarsia..Pastaj vinë gjithë te tjerat. 
– Jeni e dashuruar? 
Jo nuk jam e dashuruar. 
– A e praktikoni plazhin nudo? 
Nuk kam shkuar ndonjëherë ne plazh nudo, se kam praktikur ndonjëherë dhe as mendoj se do e praktikoj. 
– Po minifundi a është pjesë e veshjes së përditshme? 
Jo nuk bën pjesë, vishem sa me thjesht, aspak provokuese.
-Cilat janë synimet tuaja? 
Synimet e mia ne rrugën e modës, janë të shfaq më të mirën që ndodhet brenda meje, të realizoj çdo pikë kyçe që do të më karakterizojë mua si një modele e kompletuar dhe me anën e dëshirës së madhe të arrij në majat e suksesit. Sigurisht të fituar me punë. 
-A jeni e dashuruar dhe cili është mendimi juaj për dashurinë? 
Jo nuk jam e dashuruar, për mendimin tim është shume herët. Në fillim duhet të vendosësh gjërat e tua në një vijë, shkollën, karrierën pastaj të tjerat vinë vet pa i kërkuar. 
– Ku preferoni pushimet e verës? Më mirë ne dimër apo në verë?
Si pushimet e verës nuk ka, plazhi, netët e freskëta breg detit, por edhe dimri ka lezetin e tij. Në dimër në fundjavë shkoj diku me shoqëri të mirë në ambient të ngrohtë. 
-Ushqimi i preferuar? 
Unë ha çdo gjë, por ushqimi që preferoj me se shumti është tortelini me pana. 
-A ndihet e vlerësuar sot femra shqiptare? 
Për mendimin tim femra shqiptare nuk ndihet e vlerësuar siç duhet. Shqipëria ka shumë për të bërë në këtë drejtim.
-A është ende maskiliste shoqëria shqiptare? 
Jo s’e besoj qe është maskiliste siç ka qenë më para. Tashmë kanë ndryshuar kohërat, njerëzit shqiptarë kanë filluar te përshtaten me kohën.
-Ngjyra e preferuar? 
Ngjyra ime preferuar ka qenë dhe do mbetet blusaks. 
– Po syzet, ora dhe parfumi? 
Këto tre objekte janë gjëja më e rëndësishme në përditshmërinë time, syzet dhe ora Dior i kam te preferuarat e mia. Pa diskutim parfumi Coco Mademoiselle Chanel. 
-Jeni supersticioze?
Mund te them se një nder cilësitë primare që një modele duhet të gëzoje, duhet të jetë modestia dhe dashamirësia humane. Për këtë arsye, mund të them se të jem supersticioze nuk është ndër cilësitë e mia personale.
Sigal