Albani dhe Kroi janë “burimet” e pashtershëm të dashurisë

165

Bukuroshja e pasdites, Bieta Sulo i rrëfehet “Telegrafit” me “Ftesë në 5”

Bieta Sulo është një ndër moderatoret më të komentuara për momentin. Në një intervistë për gazetën “Telegraf” Bieta na tregon rrugëtimin e saj të gjatë 15 vjeçar, se si nga gazetare e thjeshtë e “Top Show” arriti te “Ftesë në 5”. Bieta tregon gjithashtu, se si vendosën që djalit t’ia vinin emrin Kroi, kushti i vetëm i Albanit ishte që emri i djalit të jetë shqiptar, dhe kjo ide më pëlqeu edhe mua kështu kërkuam për të gjetur një emër që të jetë i thjeshte dhe të ketë një domethënie të bukur- thotë Bieta. Gjithashtu bukuroshja e pasditeve të “Top Channel” tregon dhe për marrëdhëniet që ka me vajzën e Albanit, Xhoelin. “Jemi shumë shoqe bashkë, dalim e flasim e diskutojmë për shumë gjera. As bëhet fjalë që të ketë xhelozi midis meje dhe asaj”- thotë bukuroshja Bieta Sulo.

Kini pak muaj që ka nisur “Ftesë në 5”, një format ndryshe nga ç’e kishim parë pasditet në “Top Channel”, si erdhi ky emision?

“Ftesë në 5” ishte një emision që e mendova pasi mora propozimin nga drejtori i televizionit, Ben Blushi. Që në momentin e parë unë e kam thënë se e pranova direkt propozimin. Sigurisht që duhej modifikuar rrugës, kisha dëshirë që të ishte një markë e re, duhej që të ishte një emision që të ishte i imi, pastaj dora – dorës pata kohë që gjatë verës të përgatitesha për në “Ftesë në 5” në ekranin e “Top Channel”.

Po thua, që ishte ideja juaj, domethënë që ju jeni dhe autore e programit?

Po unë jam dhe autore, dhe moderatore e pogramit duke qenë se pjesa ime më e fortë është redaksia, puna me gazetarët është ajo për të cilën unë kam punuar 13 vite në “Top Show” dhe në “Top Show magazine”, por dhe në angazhime me emisione të tjera të televizionit, kjo ishte pjesa, siguria, garancia ime puna që unë di të bëj. Sfida pastaj ishte, të qenit moderatore, edhe pse kam qeënë prej dy vite në dy sezone në “Top Show magazinë” në karrigen e opinionistes si dhe e ftuar në emisione të ndryshme për të folur për tema të caktuara, por përsëri është tjetër gjë të jesh ti ajo që e drejton të gjithë emisionin, sepse në “Top Show magazine” ka qenë Albani që drejtonte, kurse këtu kam qenë unë.

Bieta, ku ndryshon të qenit në karrigen e opinionistes së “Top Show” me atë të qenit në “Ftesë në 5”?

Të jesh në kolltukun e opinionistes në “Top Show magazinë” sigurisht që ishte një nder shumë i madh, sepse ishte një spektakël shumë i rëndësishëm i televizionit. Tre orë program live çdo javë me shumë të ftuar që mund të shkonin deri në 20 personazhe në mbrëmje. Unë aty isha kryeredaktore dhe pastaj kalova dhe në ekran, por gjithsesi peshën e udhëheqësit e të gjithë programit e kishte Albani, kurse unë dhe Elona ishim të dyja që i shkonim nga prapa atij dhe ishim në mbështetje krah Albanin, ndërsa të jesh në “Ftesë në 5” është krejt ndryshe, pasi je ti ajo që e drejton, është e gjithë përgjegjësia jote se si do ta drejtosh, se si duhet ta fillosh, cila është pyetja me të cilin do ta nisësh bisedën me te ftuarin, pra duhet një kurbë zhvillimi e gjithë bisedës, por nga ana tjetër do marrësh masat, se varet se si do të përgjigjet dhe i ftuari që ke përballë dhe aty duket zotësia dhe situata se si e udhëheq ti timonin gjatë bisedës.

Bieta, e keni pasur dëshirë apo ëndërr ekranin apo thjesht u gjende aty?

Jo nuk e kam pasur ëndërr, madje unë s’e kam pasur as ëndërr për t’u marrë me gazetarinë e jo me ekranin. Unë vetë kam studiuar për shkenca politike, por e nisa punën që kur isha studente të isha e angazhuar, të kisha atë portofolin tim të pavarur. Që kur isha vetëm 20 vjeçe kisha shoqëri në fakultet që punonin në “Top Show” dhe dija që Albani i kërkonte gazetarët jo nga gazetaria por nga shkencat sociale që të kishin një përgatitje për programin, kështu erdha dhe unë dhe u bëra pjesë, madje unë nuk e kam dashur ekranin, se kisha shumë turp, por ndoshta puna me të ftuarit, realizimi i një kronike pastaj një stend-ap, pastaj një material për reportazh më të gjatë filluan të më mësonin me ekranin dhe ja ku jemi sot mbas 14 vitesh.

Mendoni se mund ta braktisni ekranin?

Por ndoshta dhe mund të më ndodhë, sepse siç e thashë që nuk është ëndrra apo pasioni im ekrani, por di që aktualisht e shijoj shumë emisionin që bëj, por sigurisht nuk e shikoj si një stacion ku mund të qëndroj gjithë jetën. Aktualisht më pëlqen shumë ekrani dhe po e shijoj në maksimum, po ashtu më tërheq shumë puna që bëj, gazetaria, por çdo gjë mund të ndodhë unë kam studiuar për shkenca politike kështu që mund të më shikoni ndoshta dhe në politikë.

Cilat janë pasionet e Bietës jashtë ekranit?

Mund të them që televizioni është kthyer në profesion. Te koha e lirë më pëlqen të merrem me sport, shumë palestër, e kam shumë qejf daljen për vrap nga liqeni përpara se të ngelja shtatzënë shkoja dy tre herë në javë në palestër, dilja për vrap nga ana tjetër më pëlqen që të merrem me veten, por të gjitha këto pasione tani kanë dalë në vend të pestë, pasi të gjithë vëmendje tani, timen dhe të Albanit e ka marrë Kroi.

Kroi një emër i veçantë? Është emër shqiptar.

Ky ishte kushti që kishte Albani dhe mua në fakt më pëlqente që të ishte emër shqiptar duke vrarë mëndje se çfarë mund të ishte një emër i veçantë që të bënin qefin dhe pak prindërve, por dhe të ishte emër i veçantë dhe jo shumë i përdorur hynim tek një rubrikë që ka INSTAT për të parë se sa i përdorur ishte, sa vetë të tjerë e kishin këtë emër kështu Albani që në fillim thoshte Kroi… Kroi dhe kështu vendosëm.

Por është i veçantë, pasi Kroi është uji burimi, këtë kuptim ka. Albanin e ke njohur nëpër korridoret e Top Channel, kishit kohë që ishit të lidhur dhe në momentin e duhur e bëtë publike, si lindi dashuria mes jush?

Unë Alban Dudushin e njihja nga ekrani, kishte dy sezone që kishte filluar “Top Show”, pastaj në 2005-n unë u bëra pjesë e “Top Show” si gazetare, dhe kjo ishe njohja fillimisht me Albanin dhe kështu filluam dhe mbas një viti një vit e gjysmë erdhi dhe lidhja jonë normalisht.

Si e priti familja juaj dhe e Albanit lidhjen tuaj ?

Po shumë mire. Tani ata të familjes time kishin pak atë merakun se një burrë që ka qenë i martuar, ka një fëmijë, por e plotësonte Albani atë, sepse nga ana tjetër se i ëmbël babaxhan në momentin që ata e njohën ndryshuan komplet pritshmëritë, ishin shumë të lumtur për Albanin. Kroi e ka një motër a është në plan që të bëhet me një motër tjerët? Po mund të bëhet me një motër ose me vëlla, aty varet çfarë do na japi zoti por Albani dhe unë kemi shumë dëshirë që të kishim familje të madhe, por jo për momentin nuk i dihet të kalojë një diferencë kohe dhe nga Kroi ai të marri të gjithë përkujdesin dhe vëmendje e duhur, pasi tre vitet e para të jetës së një fëmije janë shumë të rëndësishme, kështu që në këto tre vite do ti kushtohemi Kroit pastaj duke parë duke bërë.

Më thoni tre karakteristike të Bietës?

Këmbëngulëse, nuk dorëzohem lehtë, besoj se jam punëtore, domethënë hyj te njerëzit që nuk kam orare në punë dhe nuk them kurrë, se vajti ora e unë po iki.

Çfarë e mërzit Bietën?

Mungesa e korrektesës, gënjeshtrat kot, e ke parasysh, kur duhet të gënjejnë kot pa lidhje domethënë kur mendojnë se po ta hedhin, atë e kam jashtëzakonisht vdekje. Në të tilla raste në marrëdhënie pune i them gazetarëve: “Ore ma thoni troç, ma thuaj si shkoi? S’erdha, s’e bëra.” Por kur mundohen të më hedhin hi syve këtë e kam vdekje.

Intervistoi: Era Çela