AKU, tender 100 milionë lekë për kimikate laboratori… pa pasur laboratorë!

644
Arjan ZADRIMA
Skandal me shpenzime e investime fiktive, që fshehin abuzime me fondet publike dhe të ardhurat e institucioneve 
Vazhdojnë abuzimet me tenderët, që zhvillohen duke pasur si shpenzime fondet e buxhetit të shtetit dhe të ardhurat e institucioneve e shërbimeve publike. Këto financime nuk janë pasuri private të drejtuesve, por fonde e të ardhura të siguruara nga burime me aktivitete shtetërore. Ka shumë raste, që provojnë abuzimet me tenderët publik, të cilët. maskohen pas njoftimeve që bëhen në “Buletinin e Prokurimit Publik”, bërë në emër të ligjit për të drejtën e prokurimeve të financave shtetërore. Një provë tjetër e qartë dhe e plotë abuzimi janë edhe anulimet që bëhen tenderëve, duke i përsëritur e shtyrë disa herë me muaj e vite, deri sa të realizohen pazaret mes drejtuesve dhe firmave private, të cilat për shkak të mos-mbylljes së aktivitetit të bizneseve, detyrohen të paguajnë ryshfete për të marrë tenderët! Kjo “histori” korruptive e ligjëruar dhe realizuar me procedurat tenderuese nuk po frenohet, përkundrazi po thellohet e po tolerohet edhe prej institucioneve kontrolluese e ligj-zbatuese, që merren me luftën kundër krimit ekonomik-financiar. Dëgjojmë shpesh, që prangosen shpërndarës poste e arkëtar pensionesh për shkak të një falsifikimi apo përvetësimi ne vlera 10 e 20 mijë lekë. Por nuk shqetësohen drejtues të lartë shtetërorë institucionesh e shërbimesh, të cilët firmosin e vulosin tenderë në miliarda lekë abuzime me letra false, madje edhe me dosje punimesh e shërbimesh fiktive. Organi i akuzës ka në tavolinë dosjet e mijëra tenderëve të tillë dhe po vazhdon hetimet për autorët abuzues e përfitues. Mjafton të shikosh pasuritë apartamente, vila, makina, biznes, llogari bankare të shumë shtetarëve, për të zbuluar burimet e sigurimit të këtyre pasurive gjigante, të cilat sipas tyre janë krijuar vetëm me pagat mujore që marrin në funksionet zyrtare që kanë! 
AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT 
1. Autoriteti kontraktor, adresa,: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Adresa rruga “Myslym Keta”, Tufinë, Tiranë, Tel/Fax 00355 4 2256137 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Procedurë e hapur 
3. Objekti i prokurimit: Blerje e terreneve, kimikateve dhe reagentëve laboratorike për nevoja të laboratorëve AKU 
4. Fondi limit 8.166.600 (tetë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind) Lekë pa TVSH 
5. Afati për kryerjen e shërbimit: Nga nënshkrimi i kontratës deri në 15.12. 2017 
6. Data e zhvillimit të tenderit : 16/05/2017 Ora: 12:00 
7. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve: 16/05/2017 Ora: 12:00

Bashkia Maliq, tender 100 milionë për një rrugë të investuar 5-6 herë në 5 vitet e fundit

BASHKIA MALIQ 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Maliq, Adresa Bulevardi “ Rinia”, Tel/Fax, Tel.Fax: +355 861 2 20 26 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Procedurë e hapur/Sistem Elektronik 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: ”Rivitalizim i fshatit Sovjan dhe Luadishtë , përmes përmirësimit te infrastrukturës rrugore”
4. Fondi limit: 83.166.611 (tetëdhjetë e tre milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mije e gjashtëqind e njëmbëdhjetë) lekë pa TVSH
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 5 muaj nga data e lidhjes së kontratës. 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data : 10/05/2017 ora 10:00 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data : 10/05/2017 ora 10:00

Vazhdojnë pazaret me tenderët që anulohen për shkak të ryshfeteve 

BASHKIA KORÇE, NDËRMARRJA E SHËRBIMEVE PUBLIKE 
Autoriteti Kontraktor, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, njofton se procedura e prokurimit me objekt “Pjese këmbimi dhe mirëmbajtje mjetesh transporti, Loti 2 : Pjesë këmbimi, goma, bateri ”, e zhvilluar në datën 10/03/2017, anulohet për shkak te refuzimit te nënshkrimit te kontratës nga fituesi i renditur ne vend te pare Shoqëria Kadiu Sh.p.k. 
QËNDRA KOMBËTARE E URGJENCËS MJEKËSORE 
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore njofton anulimin e procedurës se prokurimit të shpallur në sistemin elektronik te APP-së me objekt:‘’ Sigurimi i ndërtesës, zyrave, aseteve te paluajtshme dhe te luajtshme te QKUM-se’’. Anulimi i kësaj procedure behet në përputhje me LPP dhe RRPP për shkak se operatori ekonomik i paraqitur nuk arriti te paraqesë dokumentet sipas DST-ve. 
BASHKIA LIBOHOVË 
Autoriteti Kontraktor Bashkia Libohove njofton se në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” (i ndryshuar), VKM nr 914 date 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave te prokurimit publik ”, anulon procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim transporti arsimi”, me fond limit 1 125 983 ( një milion e njëqind e njëzetë e pesë mije e nëntëqind e tetëdhjetë e tre) lekë pa TVSh, për një numër te pamjaftueshme ofertuesish. 
BASHKIA SHKODËR
Autoriteti Kontraktor Bashkia Shkodër, njofton se anulohet procedura e prokurimit “Shërbim Konsulencë” me objekt:” Studim Projektim I 6 objekteve arsimore ne Bashkinë Shkodër dhe Njesitë Administrative ” me fondin limit 702 844 (Shtatëqind e dymijë e tetëqind e dyzet e katër) lekë pa tvsh,zhvilluar me dt.13.04.2017,ora 15.00. Anulimi i procedurës bëhet në mbështetje të ligjit nr.9643, dt.20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar,neni 24, pika1, për mungesë konkurrence pasi ne sistem është paraqitur vetëm një oferte. 
DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KORÇË 
Në mbështetje të Ligjit 9643 datë 20.11.2006 “ Për Prokurimin Publik” te ndryshuar si dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014 “ Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik” te ndryshuar , pasi studiova dokumentacionin dhe dosjen e tenderit me objekt prokurimi Blerje ushqime e ndarë me lote, për nevojat Spitalit Korçë, Lotit 3, “Blerje qumësht i freskët Lope”, me fond limit 2,684,880 (dy milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tetëdhjetë) lekë pa TVSH, ose 3,221,856 (tre milion e dyqind e njëzetë e një mijë e tetëqind e pesëdhjetë e gjashte) lekë me TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.
KESHILLI I QARKUT ELBASAN 
Autoriteti kontraktor Këshilli i Qarkut Elbasan anulon procedurën e prokurimit me Objekt“ Rikonstruksion ne varrezat e dëshmorëve Elbasan” me Fond limit 8 172 947 leke pa tvsh, te zhvilluar me date: 17.03.2017 

Për arsye te mungesës se konkurrencës (operatoret ekonomik pjesëmarrës ne prokurim janë refuzuar për arsye te mosplotësimit te dokumentacionit ligjor-teknik)

BASHKIA DIVJAKË 
Autoriteti Kontraktor Bashkia Divjake njofton për anulimin e procedurës se prokurimit Kërkesë për propozim mallra me objekt : “ Blerje e ushqimeve për Kopshtin Divjake per Vitin 2017 “ , Loti IV. Blerje mishi dhe nënprodukte te tij me fond limit leke 340 550 ( treqind e dyzetë mijë e pesëqind e pesëdhjete) leke pa tvsh .Arsyeja e anulimit : Operatori ekonomik pjesëmarrës nuk plotëson kriteret e përcaktuara në DST .
Sigal