5 gjëra që duhet t’i evitoni me patjetër në CV-në tuaj

595
Nëse jeni në kërkim të një pune të re dhe jeni duke hartuar apo përditësuar Cv-në tuaj, në këtë artikull po ju listojmë disa nga gabimet dhe informacionet që duhet ti shmangni, për të qënë më të suksesshëm në karrierën tuaj.
1.Përshkruani veten me shumë superlativa
Është jo profesionale të flasësh për veten me superlativa. Këshillohet të përdorni një gjuhë sa më profesionale dhe të shmangni epitetet e tepruara rreth vetes.
2.Listoni eksperienca që nuk kanë lidhje me vendin e punës ku aplikoni
Çdo Cv pregatitet për një qëllim të caktuar dhe lidhet me një profesion të caktuar ku ju dëshironi të punësoheni. Prandaj këshillohet të mos listoni eksperienca që nuk kanë lidhje me atë fushë ku aplikoni. Për shembull nëse jeni duke aplikuar për një vend pune në fushën e marketingut, nuk është aspak e nevojshme të përmendni në Cv se keni punuar si kamarier/e kur keni qënë me studime.
3.Përmendni gjëra shumë personale
Nuk është e nevojshme të përfshini në Cv gjendjen tuaj civile, sa fëmijë keni apo numrin e sigurimeve shëndetësore. Të tilla informacione janë shumë personale dhe nëse do të jëtë e nevojshme, intervistuesi mund tju pyesë vet në një fazë të caktuar të intervistës.
4.Listoni të gjitha Hobit tuaja
Është e tepërt që të listoni në Cv hobit dhe pasionet tuaja që nuk kanë lidhje me pozicionon e punës ku po aplikoni. Përmendni vetëm ato cilësi që kanë lidhje me punën.
5.Përfshini në Cv kontaktet e personave për rekomandim
Edhe kjo është e tepërt dhe e pa nevojshme në Cv. Zakonisht pasi të kryeni intervistën e parë të punës, dhe punëdhënësi mund të jetë i interesuar për ju, ai do tju kërkojë vet disa kontakte për referencë. Në këtë situatë, gjithmonë rekomandohet të lajmëroni paraprakisht referuesit se dikush do ti pyesë për ju.
Sigal